Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po dëboni shqiptarët!”/Gjekmarkaj ironi në Kuvend: Mund të bëni dhe rezolutë për arinjtë polarë e pinguinët, i keni votat 

2024/05/27 at 2:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Po dëboni shqiptarët!”/Gjekmarkaj ironi në Kuvend: Mund të bëni dhe rezolutë për arinjtë polarë e pinguinët, i keni votat 

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së Agrion Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij, ka ironizuar rezolutën e PS anti-korrupsion, duke thënë se është një paradoks cinik sesi të korruptuarit kërkojnë që të jenë më të ndershëm. 


Gjekmarkaj pyet mazhorancën socialiste duke iu drejtuar ‘kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga grabitja në grabitje, nga hajdutëria në hajdutëri,  ky tekst dy faqesh?’ 

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk mund të japin leksione europiane pasardhësit e atyre që të çonin në kampe përqendrimi. 

“Mbi rezolutën antikorrupsion Nëse në vjeshtën e vitit 2013 do të kisha qenë në këtë sallë, me përgjegjësinë e deputetit ndoshta nuk do kisha patur paragjykime të mëdha për një rezolutë si kjo e sotmja. 

Një herë mendoj i duhet besuar gjithkujt, sepse mosbesimi po shndërrohet në virus për shoqërinë tonë. Besimi është virtyt , vlerë shoqërore , tradhtia ndaj tij ves. Bartesit e perseritur të tij fajtor ndaj saj. Ju mund ta quanit edhe rezoluta e mirëqenies e mirëvajtjes e mirësisë kush po ju ndalon ?! Ju mund të bëni një rezolutë edhe për klimën globale, arinjtë polarë, pinguinët dhe vlerat ushqimore të krapit, i keni votat, bëjeni ! 

Ju po qeverisni kush ju ka penguar te mirë qeverisni mungesa e rezolutës?! Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga hajdutëria ne hajdutëri, nga grabitja ne grabitje, ky tekst dy faqesh?! 

Për ne që kemi jetuar në këtë vend prej 11 vitesh kjo iniciativë është paradoksi më sfidues, më cinik, më provokues kur keqqeverisjes na flasin për mirëqeverisje, kur të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thonë jeta jonë ka kuptim vetëm për drejtësi, kur të paditurit na akuzojnë për mungesë dijesh, kur tallavarexhinjet për mungesë sqime elitare?! Natyrisht duhet durim. Pasardhësit e atyre që të çonin në kamp përqendrimi, në depersonalizim, kufizim mendor e fizik, në inferioritet kombëtar nëse shfaqje iluzionin e Europes të japin leksione Europe, parabola integrimi me rezoluta të dizintegruara nga realiteti. 

E vërteta zë rrënjë tek ndjesa. Shfaqni një herë të vetme humanizmin e pëndeses. Aty fillon konvertimi juaj në evropianë. Deri tani jeni jeniçerë të neokomunizmit. 

Të paktën një prej jush të dalë ti kërkojë falje Europes dhe Amerikës me servilizmin që ju karakterizon kur ju duhet për gjithë atë pleh retorik që me dekada hodhën familjaret tuaj mbi ta, se jeni bij të dikujt, nipër të dikujt.
Ikni një herë të vetme, fshihuni nga krenaria kriminale e së shkuarës. Reflektimi mbi fajin është purifikues.
Hetuesit e komunizmit flasin për reformën ne drejtësi kjo mjafton si hije mbi te. Padronët e Kushtetutës e të institucioneve na flasin për harmoni e respektim të tyre kur sot Shqipëria të gjitha i ka formale, vetëm në letër. Ju mendoni se jeni individë?! Jeni vetëm biologjikisht edhe ju jeni letra në dorën e Padishahut. 

Madje vendi ynë i ka në letër edhe të vërtetat e dhimbshme. Mbi to mazhoranca përçartet e qesh. 

Shqipëria po boshatiset më shumë se shifrat zyrtare që japin. Shqiptaret po i dëbon Qeveria socialiste, Kryeministri, Edi Rama, keqeverisja që kurrë nuk bëhet mirë qeverisje, po i debojnë ministrat e tij me barkun lastik e kokën shinik, drejtorët e tyre dhe të tijet, kryebashkiakët zabërhan që hedhin miliona euro në fushatë për ti shumëzuar nga rrëmbimi i parasë publike, po i dëbon drejtësia e vonuar me 125 mijë dosje, të cilat kërkojnë 25 vjet për tu gjykuar, drejtësia, krahinore e korporative e cila arreston liderin e Opozitës pa akuzë, pa provë pa hetim.
Shqiptarët po i dëbojnë zyrat e shtetit duke i ikur detyrimit ku secila prej tyre duhet të japë drejtësi dhe asnjë prej tyre të mos lypë ryshfet. 

Kryeministri Edi Rama shkon në Athinë e Milano për ti instrumentalizuar emigrantët në funksion të zgjedhjeve edhe pse ju ka mohuar të drejtën e votës për të zgjedhur. Unë thellë pertej asaj që me koshiencë ai ju përcjell mendoj se me subkoshiencë ju kërkon falje për dëbimin, eksodin ku e ku më të lartë se atë që Perandoria Otomane ju shkaktoi arbërve që ai dje i citoi. 

Nacionalizmi po shndërrohet në strehën e rilindasve pa rilindje. Një qeveri, një Kryeministër , një mazhorance që qellim të vetem ka pushtetin e jo shtetin, forcën e sundimit dhe jo sundimin e ligjit, shuarjen dhe disentegrimin e opozitës , kontrollin autokratik e kapilar të shoqërisë me komisarët e patronazhimet dhe kumbarët e krimit nuk ka bazament etik të propozojë një rezolutë të tillë. 

Ajo ka lidhje me këtë qeveri sa çka lidhje sulltan Abdyl Hamitin me Çurçillin, Enver Hoxha me Kenedin, kasapi me kirurgun, qytetari i zakonshem me kriminelin e pazakonshem. Por ajo ka lidhje të forta aq sa c’kanë inceneratoret me mafian, sterilizimet me hajdutet , zgjedhjet e vjedhura me 56 bandat e shpallura në ndjeke si dikur operacioni forca e ligjit, te cilet pasi u lajmëruan të ikin mund të rikthehen për të provuar të vjedhin të tjerat. Shqipëria sot ka vetem një institucion demokratik në sintoni me zemërimin e shoqërisë! 

Ajo është vetëm Opozita, i vetmi institucion legal e moral edhe pse kerkoni t’ja rrëmbeni legalitetin në vitin elektoral. Opozita sot nuk ju voton kundër, nuk ju voton pro madje nuk ju voton fare në këtë genjeshter dhe hipokrizi te re, thjesht ju njeh autorësinë e gënjeshtrës, ju njeh pronësinë e paturpësisë, ju drejton gishtin për korrupsionin vanitoz, për pengimin e përdorimin e drejtësisë, për tribalizmin e institucioneve, për asgjësimin e demokracisë dhe pengimin e integrimit dhe së shpejti, ju heq karrigen ku jeni ulur nga maja e së cilës po shkretoni këtë vënd”-u shpreh Gjekmarkaj. 



Ju sugjerojmë

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
Bota

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç

15 Qershor, 2026 11:46 am
Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve
Bota

Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve

15 Qershor, 2026 11:43 am
“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Para
Balla: S’mund të ketë politikanë të paprekshëm e të “fortë lagjesh” mbi ligjin 

Balla: S’mund të ketë politikanë të paprekshëm e të “fortë lagjesh” mbi ligjin 

Marrëdhënia me SHBA-në, Kurti: Jemi miq dhe aleatë, por nuk do të thotë që pajtohemi për gjithçka 

Kosova anëtare e asociuar e AP-së në NATO, Kurti: Mirënjohje për të gjithë partnerët që na qëndrojnë përkrah 

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë 

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë 
















TE FUNDIT

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
15 Qershor, 2026

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës...

Lexo më shumë

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
15 Qershor, 2026

Sipas New York Times, pamja ishte e pazakontë edhe për standardet e Trump. Presidenti ishte ulur pranë kafazit së bashku...

Lexo më shumë

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
15 Qershor, 2026

Irani kërkon që Izraeli të “ndalojë plotësisht” ofensivën e tij në Liban, tha ministri i jashtëm iranian. Sipas një njoftimi...

Lexo më shumë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
15 Qershor, 2026

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve. Sipas variantit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}