Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Plus sjell në Tiranë avokatët e mëdhenj amerikanë

2016/08/29 at 8:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
 Plus sjell në Tiranë avokatët e mëdhenj amerikanë

Kompania kontrakton K&L Gates, një nga firmat ligjore më të mëdha në botë e me eksperiencë të gjerë në çështjet anti-trust, pasi akuzon autoritetet rregulluese vendase se kanë penguar përfitimet e konkurrencës së ndershme sipas meritave ndaj konsumatorit shqiptar.


 Për herë të parë në Shqipëri, një kompani me kapital shqiptar ka kaluar përtej kufijve, në përpjekjet e saj për të siguruar një mjedis tregu me konkurrencë të drejtë e të ndershme. Operatori i telefonisë celulare, Plus Communication, ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar për shtyp se ka kontraktuar kompaninë K&L Gates, një nga firmat ligjore më të mëdha në botë e me eksperiencë të gjerë në çështjet anti-trust, për ta përfaqësuar atë në mbrojtjen e interesave të klientëve shqiptarë, për të siguruar që ata të përfitojnë në mënyrë efektive nga zgjedhje më të shumta, shërbime më të mira dhe çmime më të lira në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri.

Përmes kësaj firme Plus Communication njofton se kërkon të hedhë dritë mbi marrëveshje të paprecedenta të oligopolit në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, teksa shpreh hapur mosbesimin tek autoritetet rregullatore vendase, madje i akuzon ata se kanë penguar konkurrencën e ndershme.

“Që në fillimet e veta dhe përgjatë viteve që operon, kjo kompani është përballur me vështirësi të shumta që kanë ardhur si rezultat i oligopolit, konkurrencës së pandershme në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet rregulluese apo ndërhyrjes së padrejtë të këtyre institucioneve shtetërore me vendime e dekrete, të cilat kanë penguar përfitimet e konkurrencës së ndershme sipas meritave ndaj konsumatorit shqiptar”, thuhet në deklaratën zyrtare për shtyp, që e gjeni të plotë më poshtë.

Sipas njoftimit, “K&L Gates do të dokumentojë dhe hedhë dritë mbi dështimet e autoriteteve shtetërore për të aplikuar parimet e konkurrencës dhe ligjet rregullatore të pranuara nga BE, si dhe vonesat në marrjen e vendimeve nga këto autoritete shtetërore. Si rezultat i punës që do të realizohet nga K&L Gates, Plus Communication mund të konsiderojë kërkesën për dëmshpërblim ndaj njësive rregullatore dhe operatorëve të tjerë të telefonisë celulare në Shqipëri”.

Plus Communication është themeluar në vitin 2009 si një kompani me kapital 100 % vendas dhe ka filluar ofrimin e shërbimeve në vitin 2010, duke u futur në treg si operatori i katërt. Në fund të vitit 2015, Plus zotëronte 6.6% të tregut, sipas të ardhurave, sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Në fund të vitit të kaluar, Plus akuzoi publikisht Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare se ka kontribuar fuqimisht në ekzistencën e një tregu të parregulluar. PLUS theksonte në atë deklaratë të shtatorit 2015, se është diskriminuar e zvarritur në mënyrë sistematike tashmë për vite nga autoritetet, nëpërmjet mosrregullimit të tregut, duke përmendur me rradhë çështjen e ndryshimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjeteve, çështjen e asimetrisë të aplikuar ndryshe për operatorë të ndryshëm sigurisht duke diskriminuar PLUS-in, apo për çështjen jashtëzakonisht të zvarritur të dhënies së autorizimit për shërbimet 3G, duke kulmuar së fundmi edhe me trajtimin haptazi me dy standarte të një çështjeje të ngjashme të sjellë në vëmendje të tij nga operatorët në treg në lidhje me shfrytëzimin e frekuencave 3G dhe 4G.

 Një nga problemet për të cilat Plus është ankuar që prej vitit 2013 lidhet me ekzistencën e grupeve dhe “klubeve” brenda operatorëve të mëdhenj, e cila për rrjedhojë sillte diferenca të mëdha çmimesh nëkomunikimin drejt rrjeteve të tjera duke krijuar mure mbyllëse për abonentët. Përmes mosndërhyrjes, autoritetet jo vetëm që kanë dëmtuar financiarisht PLUS-in, por në këtë mënyrë kanë ndikuar direkt edhe në zbrazjen e xhepave të konsumatorëve shqiptarë duke u ngarkuar atyre tarifa më të larta për nevojat e tyre për komunikim.

 

NJOFTIMI I PLOTE PLUS

 PLUS COMMUNICATION KONTRAKTON NJË NGA FIRMAT MË TË MËDHA LIGJORE NË BOTË – K&L GATES

Plus Communication do të përfaqësohet nga K&L Gates në “luftën” e saj  ndaj oligopolit dhe anti-trustit në biznesin e telekomunikacionit në Shqipëri

Plus Communication, kompania e vetme e telefonisë celulare me pronësi dhe menaxhim shqiptar, ka kontraktuar kompaninë K&L Gates, një nga firmat ligjore më të mëdha në botë e me eksperiencë të gjerë në çështjet anti-trust, për ta përfaqësuar atënë mbrojtjen e interesave të klientëve shqiptarë, për të siguruar që ata të përfitojnë në mënyrë efektive nga zgjedhje më të shumta, shërbime më të mira dhe çmime më të lira në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri.

Plus Communication është themeluar në vitin 2009 si një kompani me kapital 100 % vendas dhe ka filluar ofrimin e shërbimeve në vitin 2010, duke u futur në treg si operatori i katërt.

Që në fillimet e veta dhe përgjatë viteve që operon, kjo kompani është përballur me vështirësi të shumta që kanë ardhur si rezultat i oligopolit, konkurrencës së pandershme në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet rregulluese apo ndërhyrjes së padrejtë të këtyre institucioneve shtetërore me vendime e dekrete, të cilat kanë penguar përfitimet e konkurrencës së ndershme sipas meritave ndaj konsumatorit shqiptar.

Plus Communication kërkon të hedhë dritë mbi marrëveshje të paprecedenta të oligopolit në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri.

Rregullatorët nuk janë duke lejuar zhvillimin e një konkurrence sipas standardeve të BE-së dhe kjo duhet zgjidhur. Plus Communication dëshiron të bëjë të ditur qëndrimin kundër kësaj sjellje të paprecedentë të autoriteteve rregullatore dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilët nën presionin e operatorëve të tjerë kanë dështuar në punën që u lejon kuadri ligjor dhe misioni i tyre, duke penguar dhe vonuar të gjitha përpjekjet e Plus Communication në proceset e tyre operacionale dhe duke ndikuar drejtpërdrejtë tek interesat e klientëve shqiptarë.

Duke parë këtë situatë dhe nisur nga obligimi për t’i dhënë fund një herë e mirë sipas mendimit tonë, një sjelljeje abuzive të padrejtë dhe agresive, Plus Communication ka kontraktuar kompaninë K&L Gates, një nga firmat më të mëdha ligjore në botë e specializuar në ligjet e konkurrencës dhe çështjeve rregullatore, investigimit dhe politikave financiare.

K&L Gates do të dokumentojë dhe hedhë dritë mbi dështimet e autoriteteve shtetërore për të aplikuar parimet e konkurrencës dhe ligjet rregullatore të pranuara nga BE, si dhe vonesat në marrjen e vendimeve nga këto autoritete shtetërore. Si rezultat i punës që do të realizohet nga K&L Gates, Plus Communication mund të konsiderojë kërkesën për dëmshpërblim ndaj njësive rregullatore dhe operatorëve të tjerë të telefonisë celulare në Shqipëri.

K&L Gates LLP është një nga firmat ligjore më të mëdha në botë, e cila numëron mbi 2000 juristë dhe avokatë të punësuar në mbi 46 zyra të shpërndara në të 5 kontinentet, në shtetet si: SHBA, Kinë, Gjermani, Belgjikë, Hong-Kong, Mbretëri e Bashkuar, Australi, Francë, Itali, Poloni, Brazil etj. K&L Gates përfaqëson korporata të mëdha botërore, biznesmenë dhe pjesëmarrës aktivë të pothuaj çdo grupi industrial, si dhe entitete publike, insitucione arsimore, organizata filantropike dhe individë. Kjo firmë ka numrin më të madh të integruar të zyrave në botë. Skuadra e tyre anti-trust përfshin më shumë se 80 avokatë dhe juristë me zyra në 22 vende të botës, në SHBA, Evropë, Australi dhe Azi.

 

Praktikat e K&L Gates për çështjet e konkurencës, antitrustit dhe tregtisë u renditën të parat në  edicionin e vitit 2016 të Firmave Ligjore të reja më të mira në Shtetet e Bashkuara. Firma renditet gjithashtu edhe në listën e më të mirave për antitrustin, duke u vlerësuar për punën e saj në fushën e bashkimeve, blerjeve dhe buyouts (blerjes së aksioneve). Në Mbretërinë e Bashkuar, The Legal 500 rekomandon ekipin e K&L Gates për shërbimet e saj në çështjet ligjore të konkurrencës në BE. Anëtarët e grupit të tyre kanë luajtur rol kryesor në disa nga çështjet më komplekse në këtë fushë dhe janë të mirënjohur në Chambers UK, Global Competition Review dhe në International Who’s Who për juristët e biznesit. Përveç kësaj, për gjashtë vjet radhazi, K&L Gates është cilësuar në Law360 “Global 20″ si një nga 20 firmat ligjore me prezencën më të madhe globale,që ka trajtuar çështjet më të mëdha, më të rëndësishme ndërkombëtare përgjatë vitit të kaluar”.

 

Etiketa: avokatet amerikanplustirane


Ju sugjerojmë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Para
EULEX largon të gjithë punonjësit serbë nga stafi i tij?

EULEX largon të gjithë punonjësit serbë nga stafi i tij?

Kryeministri i Rumanisë: Na është mohuar hyrja në Shengen për arsye politike

Kryeministri i Rumanisë: Na është mohuar hyrja në Shengen për arsye politike

Emigrantët dhe vizat amerikane, ku ndryshon Clinton nga Trump

Emigrantët dhe vizat amerikane, ku ndryshon Clinton nga Trump

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com