Sociale

Plot 8 orë, ndërhyrje e rrallë në zemër tek i porsalinduri në Pediatrinë e QSUT



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 16/11/22 |
Opi Nion

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale, në zemër është realizuar tek një bebe e prosalindur në QSUT.

Operacioni zgjati plot 8 orë dhe u realizua nga ekipi i Kardiokirurgjisë në QSUT me Prof. Asc. Altin Veshtin, Prof. Asc. Saimir Kuçi dhe Dr. Alfred Ibrahimi.

Lajmi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në rrjetin social “Facebook”.

“Operacioni i rrallë në zemër u realizua nga ekipi fantastik i Kardiokirurgjisë në QSUT me Prof. Asc. Altin Veshtin, Prof. Asc. Saimir Kuçi, Dr. Alfred Ibrahimi dhe sot Belindi i vogël po trajtohet me shumë kujdes e profesionalizëm nga Prof. Mira Kola, Dr. Durim Sala dhe i gjithë super stafi i Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT”, – shkruan Manastirliu.

Pas