Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plisa apo Pisa?!!

2017/03/25 at 9:06 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Plisa apo Pisa?!!

Nga Dritan LACI                  


Ajo më pak e mendueshmja ndodhi atëherë kur nuk duhet të ndodhte. Në një ndeshje që duhet të përfaqësonte kulturën më të mirë sportive të dy popujve që kanë ndarë shumë nga historia e njëri-tjetrit. Por që në fakt më shumë se futbolli I luajtur në fushë, duket se vëmendje mori dhe do të diskutohet gjatë për atë ndërprerje të lojës në minutën e 57-të si pasojë e hedhjes së flakadanëve në fushë nga një sektor i tifozerisë shqiptare të pranishme në ‘Renzo Barbera’.

Edhe pse situata në fillim ishte e paqartë si vetë tymi që mbuloi stadiumin tashmë me përfundimin e ndeshjes gjithçka është kthjelluar.  Madje është rrëzuar edhe ajo “pritshmëri’ që këta dashakeqës të mos ishin tifozë shqiptarë por të infiltruar që kërkonin që me këtë akt të dëmtonin imazhin e Kombëtares së Shqipërisë me aq mund të ndërtuar në Kampionatin Evropian që lamë pas në Francë 2016.

Dhe në fakt ata tifozë nuk ishin as serbë të infiltruar sikundër do kishim dëshiruar të kishin qenë, as agjentura të vendeve të huaja që duan destabilizimin e Shqipërisë, por shqiptarë nga ata me plis në kokë. Thuhet se janë grupimi “Plisat” e Prishtinës. Disa thonë se janë grupimi ‘Illyrian Elite’. Po ç’rëndësi ka emri i grupimit kur ata që u bënë shkak qe me veprimet e tyre janë tifozë shqiptarë. Arsyeja e këtij veprimi?!! Sipas tyre një hatërmbetje e thellë dhe e vjetër e mbarsur prej kohësh me Federatën e Futbollit Shqiptar dhe veçanërisht me kreun e saj Armand Duka. Një hatermbetje që nis e jep shenjat e para në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena” ku ata lihen jashtë stadiumit i cili për hir të së vërtetës ka më shumë kollaro zyrtarësh sesa tifozë nga ata që e ndjekin këmbë-këmbës.

Vazhdon me krijimin nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit të grupimit ‘Tifozat e Kombëtares’ e cilësuar nga grupimi ‘Tifozët Kuqezi’ si një sfidë ndaj tyre dhe për të vazhduar më tej me atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Izraelit ku tifozët e Kombëtares folën për keqtrajtim nga policia si edhe për lënie me qëllim jashtë stadiumit pasi pretendonin që FSHF kishte abuzuar me shitjen e biletave.

Moment që do të kriste përfundimisht marrëdhëniet midis tifozeve Kuqezi dhe grupimeve të tjera nga Kosova dhe Maqedonia me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku grupimet e tifozëve vendosën bojkotin paafat të ndeshjeve te Kombëtares që do të luhen në Shqipëri. Dhe siç ndodh zakonisht me fodullëkun që mbizotëron në Shqipëri ku palet nuk ulet të bisedojnë për të sheshuar probleme ndodhi ajo që ndodhi mbrëmë.

Ku e vetja e papërgatitur duke se ishte Federata Shqiptare e Futbollit e cila duhet të bëhet gati për një gjobë të majme nga FIFA në mos për një ndëshkim spektakolar që do ti linte gjatë tifozët shqiptarë jashtë stadiumeve të Evropës. Një situatë që nuk është e para në vitet e fundit por ku fajtori nuk ka vetëm një emër.

A duhet të fajësojmë vetëm ‘Plisat’ apo kushdo qoftë për këtë situatë? A është kjo mënyra per të dëmtuar një Federatë që në mendimin e tyre i ka keqtrajtuar? A ka nevojë Kombëtarja për kaq shumë grupime tifozësh shpesh të pamenaxhueshme? Çfarë duhet të ndryshojë Federata në marrëdhënien me këto grupime? Mbrëmë pati një shpërthim në rrjetet sociale ku disa i etiketonin si Plisa disa si Pisa. Në fakt si duhet ti shikojmë si Plisa apo si Pisa këta tifozë? Nëse deri dje ai plis na bëri krenar a mund ta bëjmë pis po vetë me këto sjellje aspak të hijshme vetëm për inat të Dukës apo kushdo qoftë më vonë në krye të Federatës  Tani që vetëm zyrtarisht nuk është shpallur falimenti në këto eleminatore është koha të ndalemi dhe para se të vejmë gishtin të fajtorët të ulemi dhe të bisedojmë.  Kombëtarja do të ishte e paplotë pa plisat në kokë por askush nuk ka të drejtë ta bëj pis festën e tifozëve shqiptarë duke u sjellë telashe të tilla.

Problemet duhet të nisin të rregullohen që nga sjellja e tifozëve në Kampionatin shqiptar të futbollit. Krijimi i kushteve sa më të mira  për ta dhe jo përzënia kolektive nga stadiumet me vendime të dyshimta sa herë që Federata ndihet e fyer nga koret e tifozëve që i drejtohen institucionit dhe kreut të saj. Ishte skandaloze të lexoja ditën e djeshme në të përditshmen më të madhe sportive në vend prononcimin e Presidentit të Mamurrasit i cili shprehej se ‘nëse arbitri do të gabonte në ndeshjen Itali-Shqipëri do të zbriste në fushë dhe do ta rrihte sepse ai është shqiptar dhe nuk I duron padrejtësitë’.

Një deklaratë e tillë është e patolerueshme dhe në një vend me standarde të tjera do të ishte e dënueshme dhe jo të kalohej në heshtje si një deklaratë e një njeriu të papërgjegjshën. Deklaratë që për fat mirë nuk ka rënë në dorë të mediave të huaja pasi do ishim bërë turpi i botës. Ndaj është koha për dialog dhe zgjidhje ndryshe Palermo e mbrëmshme në rastin më të keq mund të jetë edhe një ‘Vaterlo’ e nesërme për futbollin shqiptar  Dhe nesër do jetë shumë vonë…/Opinion.al

Etiketa: Laciplisa apo pisa


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Si do jetë moti sot?

Shqiptarë përgatituni, dita juaj ndryshon nga e diela

Shqiptarë përgatituni, dita juaj ndryshon nga e diela

Formula 1 fillon me ritmin e Hamilton

Formula 1 fillon me ritmin e Hamilton
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com