Largimi i Berat Gjimshitit dhe Milot Rashicës, nga lista me 23 lojtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë, ka ngjallur një pakënaqësi të dukshme, sidomos te komentuesit kosovarë në fb. Të zhgënjyer nga këto vendime, shumë prej tyre i kanë bërë thirrje Gjimshitit dhe Rashicës, të lejnë Kombëtaren e Shqipërisë dhe ti bashkohen Kombëtares së Zvicrës, siç bëri sipas tyre Celina, lojtar që luan me Mancester United. Por ka pasur edhe nga ata kanë bërë thirrje për bashkim dhe jo përçarje. Më i pushtuari nga komentet ka qenë profili në fb i Milot Rashicës. Më poshtë po ju sjellim disa nga komentet më pikante që lidhen me largimin e dy lojtarëve nga Kombëtarja./ Dritan Laci Opinion.al