Aktualitet

Plani për atentat ndaj Kurtit, zyra e kryeministrit të Kosovës: Ishim në djeni



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 19/09/22 |
Opi Nion

Zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara sot se ndaj Kurtit ishte planifikuar një atentat gjatë vitit 2021.

Në njoftim thuhet se Kurti ishte në dijeni për këtë plan dhe se ai ishte i njoftuar për këtë nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik” –tha zyra e Kryeministrit Kurti.

Në një dokument të bërë publik, nga hakerat, të cilët dyshohet se e kanë marrë nga e-maili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë me dije se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në vitin 2021.

Personi i cili dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, ishte Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Gjithashtu, dyshohet se ai është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

 

 

Pas