Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani i qeverisë gjermane, 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë

2024/10/08 at 8:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plani i qeverisë gjermane, 1000 euro bonus si stimul për të papunët afatgjatë

Gjermania renditet ndër vendet me papunësi të ulët në Europë.

Në qershor të këtij viti qeveria gjermane bëri të ditur se në të regjistruar si të papunë në vend janë 2,73 milionë vetë.

Megjithatë shifrat e papunësisë kanë ulje-ngritje në bazë të sezonit, ashtu si edhe faza e papunësisë për personat e prekur. Rregulli që vlen dihet: Personat e kualifikuar rikthehen më shpejt në tregun e punës se ata të pakualifikuar. Kush qëndron i papunë më shumë se 1 vit konsiderohet në Gjermani si i papunë afatgjatë. Integrimi në tregun e punës i të papunëve për një kohë të gjatë është i vështirë.

Për këtë arsye qeveria gjermane ka krijuar instrumente për integrimin e të papunëve afatgjatë, si për shembull subvencionimin e kostos dyvjeçare për punëdhënësit që punësojnë të papunë afatgjatë që kanë qenë të papunë për të paktën dy vjet.

Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi një ndryshim përkatës në ligj për të modernizuar sigurimin e papunësisë dhe nxitjen e punësimit të mërkurën, njoftoi Ministria Federale e Ekonomisë. Tek ndryshimet e reja bëhen të ditura edhe planet e qeverisë për të ashtuquajturin “financim nxitës”, bonus prej 1000 eurosh për të papunët për një kohë të gjatë në Gjermani që marrin një punë me kontribute sociale për 1 vit.

Qëllimi i bonusit është të “forcojë punësimin në marrëdhënieve të rregullta dhe afatgjata të punës”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë në Berlin, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

“Të papunët afatgjatë duhet të jenë në gjendje të kapërcejnë dhe të lënë mbështetjen bazë të shtetit.” Me këtë synohet të parandalohet rikthimi i shpejtë në sistemet shoqërore sociale. Synimi është në plan afatgjat buxheti federal të ketë “kursime përkatëse kostosh”, thuhet.

Opozita kundërshton: Tallje për ata që punojnë

Por këto plane janë kundërshtuar menjëherë nga opozita. “Bonusi 1000 euro është tallje e hapur për ata që prej vitesh bëjnën punën e tyre. Qeveria e koalicionit rrezikon paqen sociale dhe i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Martin Huber për gazetën gjermane “Bild” të shtunën (05.10.)

Edhe deputeti i Të Gjelbërve, parti e koalicionit qeverisës, Frank Bsirske e refuzoi këtë plan. “Nuk e shoh si shumë të nevojshme një shpërblim të tillë. Shumica e njerëzve që marrin ‘Bürgergeld’ e pranojnë një punë, nëse e kanë shansin për këtë”, tha Bsirske për gazetën “Bild”.

Kurse Frank Schäffler, politikan liberal i partisë FDP, pjesë e koalicionit tha se “ky plan është një skandal. Shpenzimet janë duke shpërthyer. Bonusi duhet të ndalet në Bundestag.”

Kabineti qeveritar vendosi javën e kaluar ndër të tjera edhe ashpërsime të rregulloreve për personat që marrin kontributin social “Bürgergeld”.

Në rast refuzimi të punës ata së shpejti duhet të llogarisin me penalizime më të mëdha. Pjesë e këtyre rregulloreve të reja është edhe një i ashtuquajtur “financim nxitës” për të papunët afatgjatë./DW

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Presidenti Begaj bën bashkë përfaqësuesit politikë në Mal të Zi

Presidenti Begaj bën bashkë përfaqësuesit politikë në Mal të Zi

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës, ministrja Koçiu: Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës, ministrja Koçiu: Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ Identifikohet autori i ngjarjes, të vrarë dy vëllezër

Vodhën një “Benz” dhe “BMW” në Elbasan, arrestohet një nga hajdutët, tjetri në kërkim

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com