Të shtëna me armë zjarri ka patur ditën e sotme në Kavajë, ku dyshohet se 3 persona kanë mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur para godinës së Bashkisë së Kavajës. Ndërkaq njëri prej të plagosurve mësohet se është identifikuar si, Eqrem Kazazi, babai i kreut të FRPDsë së Kavajës. Po kështu mësohet se autori i plagosjes është Sajmir Kurti, i cili është person i angazhuar në strukturat e PS-së.
Sipas burimeve, ai është konfliktuar fillimisht me Kazazin dhe më pas ka hapur zjarr duke e plagosur atë dhe dy persona të tjerë, Irdit Kazazi dhe Dritan Xhixha.
KOMUNIKATA E POLICISE
Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit, – Saimir Kurti Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.