Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja me thika te Politekniku/ Flet babai i të lënduarit: Djali është rëndë, mjekët duan ta nxjerrin për të lehtësuar autorin

2018/05/10 at 11:29 AM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja me thika te Politekniku/ Flet babai i të lënduarit: Djali është rëndë, mjekët duan ta nxjerrin për të lehtësuar autorin

Ditën e djeshme Tirana u trondit kur katër studentë të Universitetit të Tiranës mbetën të plagosur pas një sherri me thika përballë Presidencës.

Ndërkohë, po ditën e djeshme u bë i mundur dhe arrestimi i autorit. Sipas informacioneve, autori i ngjarjes është Henri Karaj, 20 vjeç ndërkohë që është vërtetuar se përplasja ka ndodhur pas një sherri banal mes të rinjsh. Nga përplasja me thikë mes të rinjëve kanë mbetur të plagosur 4 persona të identifikuar si Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, kushërinj mes tyre bashkë me Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku.

News bomb ka kontaktuar me babain e të plagosurit Jurgen Lleshaj, 54-vjeçarin Tom Lleshaj nga Rrësheni, i cili foli për gjendjen shëndetësore të djalit, dhe mënyra se si po procedohet ngjarja, si nga mjekët ashtu edhe nga autoritetet. Lleshaj shprehet për se djali i tij 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa plagë në trup nga sulmi me thikë. Lleshaj rrëfen se edhe pse i riu ndodhet në atë gjendje, mjekët duan që Jurgeni të dalë nga spitali, për të lehtësuar autorin, i cili sipas tij ka gjetur një mënyrë për të ndërhyrë.

“Di që kartelën e kanë plotësuar për të ndenjur në spital për 3 ditë, ende nuk e kam parë, por doktor Sokrati më thotë që djali duhet të dalë. Dyshoj se duan të më nxjerrin djalin, pasi duan të lehtësojnë atë që i sulmoi.”– ka rrëfyer i alaramuar babi i Jurgenit për News bomb. Ndërkohë, Tom Lleshaj tregon dhe një tjetër detaj të rëndësishëm. Bëhet fjalë për 3 të rinjtë e tjerë të plagosur të cilët janë nxjerrë nga spitali edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

“3 të plagosurit e tjerë u larguan dje nga spitali edhe pse ishin keq. Pasi shkuan në shtëpi, gjendja e tyre u përkeqësua dhe u rikthyen përsëri në spital, morën një serum dhe i përzunë prapë, njëri prej tyre është kthyer 2 herë brenda natës për mjekim.”– shton babai i Jurgenit. Tom Lleshaj akuzon mjekët se janë të implikuar në këtë çështje, pasi pretendon se dikush po ndërhyn, që po ndodhin veprime të tilla. “Mbrëmë erdhi njëri, nuk e di se kush, dhe çfarë donte, por unë nuk e kam mendjen te denoncimi. Personi që erdhi foli me një infermiere, nuk e dime çfarë i kërkoi”.

54-vjeçari i shqetësuar për fatin e djalit të tij kërkon vetëm që mos të ndalojë mjekimi në spital për djalin, pasi i është dëmtuar mushkëria, kraharori, dhe gjithashtu ka një plagë në kurriz. “Unë nuk e kam bërë denoncimin, kam probleme, dua vetëm që djali të jetë mirë”– shprehet për News bomb babai i Jurgenit, meraku i vetëm i të cilit është vetëm përmirësimi i gjendjes shëndetësore të djalit të tij.




Ju sugjerojmë

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura
Kryesore

Rritet dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, vajzat më të prekura

24 Korrik, 2025 11:16 am
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike
Kryesore

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/Në fund të Europës për vlerën ekonomike

22 Korrik, 2025 8:21 am
Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve
Kryesore

Edlira Cepani në 15-vjetorin e martesës: Dashuria që krijuam s’njeh kufij mes botëve

18 Korrik, 2025 1:31 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
Para
VIDEO/ Industria e hashashit në Fier, zbulohet punishtja në fshat dhe skafi 12 metra i gjatë

VIDEO/ Industria e hashashit në Fier, zbulohet punishtja në fshat dhe skafi 12 metra i gjatë

Transgjinori i penduar/ Jetoi prej kohësh si femër por tani kërkon të bëhet përsëri mashkull

Transgjinori i penduar/ Jetoi prej kohësh si femër por tani kërkon të bëhet përsëri mashkull

Donald Lu: Vajzat e trafikuara janë viktima, s’kanë bërë asgjë të keqe

Foto-lajm/ Ja me kë kapet 'mat' në kafe ambasadori Donald Lu
















TE FUNDIT

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’

Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’
27 Korrik, 2025

Në një vend ku për dekada paraja fizike ka dominuar ekonominë, Shqipëria po përballet me sfidën e madhe të reduktimit...

Lexo më shumë

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..

BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
27 Korrik, 2025

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike janë Kapitulli 27 i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku këto dy pika të rëndësishme...

Lexo më shumë

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas
27 Korrik, 2025

Policia ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe ka identifikimuar dhe kapur autorët. Si...

Lexo më shumë

Konflikti/Rama: Pezullimi i policit masa e parë, të dorëzohet në duart e drejtësisë

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
27 Korrik, 2025

Pas përfshirjes së punonjësit të policisë në një konflikt fizik në Vlorë, ka reaguar në rrjetin X kryeministri Rama. Kreu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com