Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili akuzohet për plagosjen me armë zjarri të fqinjëve të tij, çiftit Sami dhe Nadire Disha.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gos të Rrogozhinës, ditën e Kurban Bajramit, 6 qershor.
Kujtojmë se të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy bashkëshortët Disha. Burri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në bark. Ata u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
E lënduar, mbeti edhe vajza e çiftit Disha, e cila ishte e pranishme gjatë këtij konflikti.
Ndërkohë autori i dyshuar i identifikuar si Shpëtim Osma, pasi u largua nga vendngjarja, ai u vetëdorëzua rreth 2 orë më vonë, ndërkohë që autoritetet kishin rrethuar zonën me qëllim kapjen e tij.