Një plagosje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Laprakë.
Sipas News24 një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.
Njoftohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27-vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29-vjeç.
Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga autoritetet policore.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për arrestimin e 27 vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve./Opinion.al