Aktualitet

Rama për largimet: Shqiptarët i mbajti në kafaz si gardelina vetëm Enveri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 19/02/21 |
Semiljana Azizi

I ndodhur në Vlorë, në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave opozitare për largimet nga Shqipëria.

Sipas kryeministrit akuzat e bëra janë skandaloze, teksa është shprehur se shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë në histori, veçse në kohën kur i mbajti të mbyllur Enver Hoxha.

Ikjet sipas Edi Ramës nuk janë fund i botës, pasi gjëra të tilla ndodhin në të gjitha vendet në tranzicion.

“Ndoshta humb vota, por… e vërteta është që jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ, më shumë ikin se vijnë. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar, por i gjithë vendeve që kanë dalë nga tranzicioni. Shqiptarët s’kanë dalë veç kur i mbylli Enveri në kafaz dhe i bëri gardelina që duhet të këndonin këngët e partisë. Në të kaluarën shqiptarët kanë qënë popull që kanë lëvizur gjithmonë. Unë kurrë nuk mund t’i them një 20 vjeçari që thotë dua ta provoj veten se nuk pres dot as një mandat tjetër as 2 për të më bërë këtu gjërat që kam dëshirë, por e dua sot dhe do shkoj ta marr atje.

Sot jetojmë në një kohë tjetër. Skandaloze këtu është propaganda që bëhet se ikën 500 mijë vetë kur erdhi Rama. Këto janë çmenduri. Mos harrojmë që ka shumë shqiptarë që janë kthyer në këto periudha. Vajtja jashtë është eksperiencë, shkëmbim kulturash, Nuk është fundi i botës. Trendi hisotik do kthehet, por këtë nuk e vendos dot unë. Po ata që lëvizin nga Kroacia, Bullgaria e Rumania? Nuk i regjistron kund njeri si azilantë se ata lëvizin në një treg të përbashkët.

Në 2019 ka pasur 100 mijë kroatë të regjistruar për punë në Gjermani. Çështja është më komplekse. ne s’kemi shkop magjik, se bëjmë dot të atillë që të rinjtë shqiptarë të gjejnë sot këtu atë që kërkojnë dhe shpesh e gjejnë apo jo. Por sështë kollaj dhe atje në Gjermani e Itali, rëndësi ka që jemi në drejtimin e duhur. Gjermania e Italia nuk janë ndërtuar për 7 vjet.”,- tha Rama./Opinion.al

Pas