Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se është identifikuar autorja e ngjarjes, 21 vjeçe, dhe është arrestuar.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.