Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë pranë shkollës “24 Maji”.
Mësohet se personat janë konfliktuar në një berberhane në lagjen 28 Nëntori. Por, më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Mësohet se 40-vjeçari Mexhit Arapi ka hyrë këtë mbrëmje në berberhane, duke goditur me thikë dy punonjësit e dyqanit Kevin Nuredini 23vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.
Po ashtu, edhe forcat policore ndodhen në vendgjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes.