Gjashtë persona janë plagosur kur një person ka hapur zjarr ndaj policisë së shtetit amerikan të Virxhinias brenda një stacioni të autobusve në qytetin e Riçmondit, pasditën e së enjtes.
I dyshuari për sulmin ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Sipas CBS 6, dy policë dhe një femër janë qëlluar në një stacion të autobusve në Riçmond të shtetit amerikan të Virxhinias.
Ndërsa, zëdhënsja e policisë, Corinne N. Geller, ka thënë se i dyshuari për sulmin është arrestuar.
Të plagosurit janë dërguar në spital, kanë bërë të ditur mediat amerikane.