Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Tiranë.
Ku një autobus është përplasur me një autoveturë në vendin e quajtur “tre çezmat”.
Për pasojë janë plagosur shtatë persona, ku katër prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore. Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e duhur.
Mësohet se një nga të plagosurit pritet të dërgohet në Tiranë, pasi gjendja e tij është shumë e rënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e duhura për të sqaruar rrethanat e aksidentit.