InstaBIZ

Placido Domingo rezulton pozitiv me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 22/03/20 |
Al Do

Ikona e muzikës operistike, Placido Domingo ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Tenori i famshëm spanjoll e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.

79-vjecari sqaron se kreu testin pasi kishte kollë dhe temperaturë. Ai bëri gjithashtu një apel që njerëzit të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet.

Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullar bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”. /Opinion.al

Pas