Ikona e muzikës operistike, Placido Domingo ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Tenori i famshëm spanjoll e ka bërë vetë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.
79-vjecari sqaron se kreu testin pasi kishte kollë dhe temperaturë. Ai bëri gjithashtu një apel që njerëzit të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet.
“Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullar bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”. /Opinion.al