Dinamo Zagreb po mendon tw transferoj Eros Grezdën, pas transferimit të Marko Pjacas në Juventus
Eros Grezda është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Mesfushori nga Prishtina, i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ka përfunduar në radarët e Dinamo Zagrebit.
Kampionët e Kroacisë e shohin gjakovarin si zëvendësuesin ideal të talentit Marko Pjaca i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Juventusi për
rreth 23 milionë Euro.
Grezda për momentin është nën kontratë deri në 30 Qdershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit. Megjithatë drejtuesit e Dinamos për të bindur
skuadrën tjetër nga Zagrebi të lejojë largimin e lojtarit janë gati të ofrojnë 1 milionë Euro.
Pikërisht me këtë shumë vlerësohet kartoni i Eros Grezdës nga faqja e specializuar për transferimet e futbollistëve, transfermarkt.de.
Te Lokomotiva do ta kenë të vështirë ti thonë jo Dinamos së Zagrebit nëse interesimi i këtyre të fundit është konkret duke ditur edhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes drejtuesve të dy klubeve.