Pitonët së shpejti mund të jenë pjesë e menusë së restorantëve në Florida!
Komisioni i Ruajtjes së Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Floridas po bashkëpunon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida për të hulumtuar dhe studiuar më tej cilësinë e vlerat ushqimore që ka ky produkt nëse konsumohet nga njerëzit.
Ata po studiojnë më tepër nivelet e merkurit tek pitonët dhe për të përcaktuar nëse ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt pa shkatuar asnjë problem.
“Nëse mund të përcaktojmë se ata janë të sigurt për t’u ngrënë, kjo do të ishte shumë e dobishme për të kontrolluar popullsinë e tyre”, thanë zyrtarët.
Sipas gjahëtarëve ata mund të jenë shumë të shijshëm nëse gatuhen. Megjithatë në bazë të rezultateve do të merret parasysh edhe konsumimi ose jo i tyre.
Pitonët gjenden kryesisht në Floridan jugore, ku ata kanë paraqitur një rrezik serioz për jetën e egër vendase në rajon./Opinion.al