Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pilulat me marijuanë mjekësore, ndikojne ne sherimin e sklerozës së shumëfishtë

2015/11/18 at 6:47 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pilulat me marijuanë mjekësore, ndikojne ne sherimin e sklerozës së shumëfishtë

Një shqyrtim i ri tregon se pilulat me marijuanë mjekësore, mund të lehtësojnë disa nga simptomat e sklerozës së shumëfishtë


Sipas udhëzimeve të reja pilulat dhe sprajet me marijuanë mjekësore mund të lehtësojnë simptomat e sklerozës multiple (MP-sklerozë e shumëfishtë), ndërkohë që shumë terapi të tjera alternative nuk kanë dhënë shumë rezultat, për të ulur dhimbjen dhe ngurtësinë e muskujve, që shpesh shoqëron sëmundjen.

Për të arritur në këtë përfundim, një grup i ekspert-ëve të Akademisë Amerikane të Neurologji-së ka shqyrtuar më shumë se 40 vjet kërkime në trajtimet alternative për sklerozën multiple (MS).

Përveç rekomandimeve në lidhje me përdorimin e marijuanës mjekësore, 9 ekspertë gjetën gjithashtu se ginkgo biloba mund të ndihmojë për të zbutur lodhjen e MS-së dhe refleksologji-a mund të lehtësojë simptoma të sklerozës së shumëfishtë, të tilla si ndjesi cimbimi, mpirje dhe ndjesi të tjera të pazakonta të lëkurës. Megjithatë, terapia me thumba blete dhe acidet yndyrore o, ega-3, japin dëshmi të dobëta për të mbështetur përdorimin e tyre.

“Është një praktikë shumë e zakonshme e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë, që të kërkojnë  terapi alternative”, tha autori kryesor i udhëzimeve, Dr Yadav Vijayshree, drejtoreshë klinik-e e Qendrës së Sklerozës së Shumëfishtë, në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit, në Portland.
“Problemi është se asnjëherë nuk ka pasur një rekomandim të bazuar në prova shkencore për pacientët ose ata që kujdesen për pacientët”, tha Yadav. “Ky është një hap i parë për të edukuar çdo audiencë”.

Udhëzimet janë publikuar në 25 mars në revistën Neurologjia.

Duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën, MS shkakton një shumëllojshmëri simptomash, të tilla si humbja e balancës, humbja e shikimit, probleme të zorrëve, të folur jo të qartë dhe mpirje, që mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Sëmundja e sistemit nervor qendror mendohet se shkaktohet nga një reagim inflamator i sistemit imunitar (sistemi imunitar), që sulmon indin nervor në tru dhe palcën kurrizore.

Sipas akademisë, dy lloje barnash konvencionale janë në dispozicion për këtë sëmundje të pashërueshme: terapia për modifikimin e sëmundjes, e cila mund të ngadalësojë përparimin dhe të reduktojë shpeshtinë e acarimeve, si dhe terapia simptomatike që zbut disa simptoma, por nuk ndikon në rrjedhën e sëmundjes.

Nga të gjitha terapitë alternative të shqyrtuara, mbështetja më e fortë e ekspertëve, ishte për pilulat dhe sprucot e marijuanës mjekësore, për të cilat provat bindëse treguan se mund të lehtësonin dhimbjen, urinim-in e shpeshtë dhe ngurtësinë e muskujve të njohur si spasticiviteti. Yadav shtoi se nuk kishte prova të mjaftueshme që të tregonin saktësisht nëse pirja e marijuanës, ishte e dobishme për të trajtuar sklerozën e shumëfishtë.
Hulumtuesit thanë se nuk mund të ketë efekte serioze anësore të marijuanës mjekësore, të tilla si bllokimet e trurit, marramendje, probleme me të menduarit dhe kujtesën apo depresion. Meqë disa njerëz me MS përballen me një rrezik më të lartë për depresion dhe vetëvrasje, pacientët duhet të diskutojnë sigurinë e marijuanës mjekësore me mjekun.

Sipas akademisë, midis 33% dhe 80% e e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë përdorin terapi të ndryshme alternative për të trajtuar simptomat e tyre, veçanërisht gratë, ato me nivel të lartë arsimor dhe ato që kishin shëndet më të dobët. Por, siguria e shumicës së këtyre terapive nuk është e njohur dhe shumica nuk janë të kontrolluara nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA.

Timothy Coetzee, shefi i shërbimeve këshilluese dhe kërkimeve, në Shoqatën kombëtare të Sklerozës së shumëfishtë, nuk u përfshi në zbatimin e udhëzimit, por tha se potenciali i marijuanës dhe derivat-eve të saj si një trajtim për simptomat e MS-së, është i rëndësishëm. “Unë mendoj se kjo e thekson më shumë qasjen tonë për të mbështetur të drejtat e njerëzve me MS për të punuar me mjekët e tyre, duke pranuar se ata kanë nevojë për ta bërë këtë në kontekstin e ligjeve të shtetit ku jetojnë”, tha ai.

Sprucot me bazë marijuane nuk janë ligjërisht në dispozicion në SHBA, tha Yadav, por ato marren ndonjëherë nga pacientët në SHBA nga Kanadaja, ku sprucot janë të ligjshme dhe mund të merren nga të gjithë.
Pilulat e marijuanës të prodhuara nga njerëzit, të njohura si dronabinoli dhe nabiloni, janë aprovuar nga FDA për të lehtësuar të vjellat dhe të trazimet e stomaku-t që lidhen me kemioterapinë. Yadav tha se pacientëve me sklerozë të shumëfishtë mund t’u jepen këto pilula, për t’i përdorur vetë, sigurisht nën shqyrtimin e mjekut.

Yadav tha se ishte e befasuar që gjeti përfitime nga përdorimi i një trajtimi alternativ i njohur si terapi magnetike, në të cilën magneti vendoset në lëkurë për të prodhuar një forcë magnetike që mendohet se përmirëson funksionet e organizmit. Provat e përkora kanë treguar se terapia magnetike redukton lodhjen tek pacientët me sklerozë të shumëfishtë, por kjo nuk i ka ndihmuar me simptomat e depresionit.

Coetzee tha se udhëzimet janë të rëndësishme sepse ato ndihmojnë për të pasuruar bisedat mes njerëzve me MS dhe mjekëve të tyre në lidhje me strategjitë që mund të përdoren për të zvogëluar simptomat, të cilat janë shpesh një kombinim i terapive konvencionale dhe alternative.

“Ne jemi në një vend që kemi nevojë të vazhdojmë të kuptojmë më mirë dhe të vlerësojmë të mirat e asaj që ne dimë dhe nuk dimë në lidhje me mjekësinë alternative”, tha ai. “Unë e shoh këtë si kujdes të integruar. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë t’i mbajmë opsionet tona të hapura në mënyrë që njerëzit me MS të mund ta jetojnë më mirë jetën e tyre”.

Nga doktoriim.com



Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Kosovë/ Qeveria e quan opozitën grup banditësh

Kosovë/ Qeveria e quan opozitën grup banditësh

Seksi njëherë në javë ju bën më të lumtur

Seksi njëherë në javë ju bën më të lumtur

Terrorizmi/ A është Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara?

Terrorizmi/ A është Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com