Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetjet e lëvizjeve në qeverinë e Edi Ramës

2017/03/16 at 9:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pikëpyetjet e lëvizjeve në qeverinë e Edi Ramës

RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Mesditën e së shtunës lajmi për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishte në fokus të gjithe mediave dhe portaleve shqiptare.

Menjëherë më pas nisën të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm që do të zëvendësonin Tahirin, ndërsa gazetarët filluan të ngrenë pikëpyetjet e para  mbi shkaqet që kishin çuar në këtë vendim të Tahirit.

Por disa orë më vonë, Saimir Tahiri vendosi të thyejë heshtjen duke hedhur poshtë  lajmin për dorëheqje, përmes një statusi në FB, në të cilin shkruante:

“Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke”.

Ky status i Tahirit ngriti ndërkohë të tjera pikëpyetje, të lidhura kryesisht me atë çfarë mund të kishte ngjarë në raportet mes Ramës dhe Tahirit, ndërkohë që në mbrëmje vonë, Saimir Tahiri u pa në zyrën e tij i shoqëruar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe deputeti Eduard Shalsi.

Mëngjesin e së dielës, Rama mblodhi drejtuesit e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në qarqe, ndërsa në media sërish nisën të qarkullojnë emrat e ministrave që mund te penalizoheshin pas kësaj mbledhjeje dhe që sipas gjithë gjasave do nxirrte jashtë kabintetit  ministrat e angazhuar në fushatë.

Pas mbledhjes së të dielës nuk kishte më dilemma.

Bashkë më Saimir Tahirin, nga kabnineti u larguan edhe Ilir Beqja, Blendi Klosi e Bledi Çuçi. Për shumë nga analistët politikë, vendimi i Ramës për të larguar tre ministrat e tjerë, ishte thjesht justifikim për të kamufluar largimin e Tahirit, që duket se nuk ka qenë aspak konsensual, por i shoqëruar me shumë pikëpyetje.

A lidhej largimi i Saimir Tahirit me organizmin e fushatës në Tiranë, ashtu sikurse e justifikoi Rama apo ky kjo ishte një sakrificë për të shpëtuar aleancën me Metën?

Mos ndoshta largimi i Tahirit ishte një përgjigje për opozitën dhe një shenjë për qetësimin e saj, apo ndoshta një lëvizje për të fuqizuar brenda partisë “rivalin” Erion Veliaj?

A ishte kjo lëvizje e Edi Ramës një shenjë dobësie, apo një “goditje” për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme?

Disa nga pikëpyetjet duken të mundshme, të tjerat ka shumë pak gjasa mund të konsiderohen.

Tashmë paqartesive mbi largimin, iu shtuan aludimet për emrat e rinj që do t’i bashkoheshin  kabinetit.

Edhe kjo enigmë u zgjidh, pa kaluar ende 24 orë nga largimi zyrtar i 4 ministrave. Kreu i qeverisë zgjodhi që Saimir Tahirin ta zëvendësojë me Fatmir Xhafën, në vend të Ilir Beqajt të sjellë Ogerta Manastirliun, Olta Xhaçka zëvendëson Blendi Klosin, ndërsa Eduard Shalsi zëvendëson Bledi Çuçin.

Por teksa pritet që ministrat e rinj të dekretohen nga presidenti për të nisur punën, duket se emri i Ministrit të Brendshëm ka nisur të kontestohet hapur lidhur me akvitetin e tij profesional gjatë kohës së regjimit komunist.

Nga ana tjetër me apo pa këto ndryshime në kabinet, duket se opozita është e vendosur: Të mos heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike, në të kundërt nuk do të ketë zgjedhje…/ Opinion.al

Etiketa: ministratopozitaqeveriaramashkarkimitahiri

Ju sugjerojmë

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Emrat/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, konflikti pranë një karburanti në Manëz

22 Tetor, 2025 7:39 am
Para
Video-Opinion/ Marku: Nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, në Shqipëri do ketë konflikt

Video-Opinion/ Marku: Nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, në Shqipëri do ketë konflikt

“Shqiptarët nga trima dhe besnikë tek “qejfllëku” dhe gjaku mbi krevatin bashkëshortor”

“Shqiptarët nga trima dhe besnikë tek “qejfllëku” dhe gjaku mbi krevatin bashkëshortor”

Opinion/ Basha paralajmëron shtyrjen e zgjedhjeve

Opinion/ A do ta dekretojë Presidenti Nishani ministrin Fatmir Xhafaj, ja si përgjigjet Basha

TE FUNDIT

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
22 Tetor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron...

Lexo më shumë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
22 Tetor, 2025

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Lidhur me...

Lexo më shumë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
22 Tetor, 2025

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com