Me lot në sy, me një dhimbje të pa papërshkrueshme, funerali i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident të tmerrshëm me makinë në Spanjë, u mbajt të shtunën në mëngjes në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar në Portugali.
Në lamtumirën e fundit ndaj 28-vjeçarit dhe vëllait të tij, me trishtimin e dukshëm në fytyrat e tyre morën pjesë familja, miqtë, e gjithë bota portugeze e futbollit si edhe skuadra e Liverpoolit.
Prej mëngjesit një turmë njerëzish kishte filluar të dyndej në Capela da Ressurreição dhe kishën Igreja Matriz, me lule në duar.
Midis tyre, miq nga hapat e tyre të parë në futboll, trajnerë të vjetër, tifozë të zakonshëm, por edhe personalitete nga vendi dhe futbolli ndërkombëtar.
Jota, i cili sapo ishte martuar me partneren e tij Rute Cardoso disa ditë më parë, la pas tre fëmijë.