Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pikë uji” – filmi i Robert Budinës, që provokon shoqërinë shqiptare

2024/09/09 at 5:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Pikë uji” – filmi i Robert Budinës, që provokon shoqërinë shqiptare

“PIKË UJI”, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur shqiptar, Robert Budina do të shfaqet për herë të parë të enjtë më 12 shtator në orën 19:00, në kinema Milenium, gjithashtu si premierë botërore.


Nuk është thjeshtë një thriller i ngjizur nga fantazia e një artisti, por është një histori dramatike që na sfidon të përballemi me thelbin e problematikës së shoqërisë që po jetojmë. Aida, personazhi kryesor, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture.Çfarë mund të bëjë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj pavarësisht përmasave të krimit të kryer, fajit, paragjykimeve e gjykimeve? Si përballet ajo me sistemin e inkriminuar, për të cilin ajo vetë ka kontribuar për ta kthyer në një monstër që nuk kursen askënd? A mund të bëhet një nënë avokati i djallit, kur ky i fundit është djali i saj?

Gjatë rrugës për të ngjitur sa më lart shkallët e pushtetit, ajo ka sakrifikuar gjithçka, por kur fillon tatëpjeta ajo do të njohë fuqinë e së keqes, shantazhit, korrupsionit, urrejtjes… Do të shohë se gjithçka do t’i shkatërrohet para syve brenda pak çasteve: nderi, dinjiteti, dashuria dhe në fund edhe biri i saj i vetëm, Marku… Pavarësisht dëshmive dhe fakteve kokëforta, me instinktin e nënës ajo beson dhe këmbëngul deri në fund, se i biri nuk e ka kryer krimin. Në këtë betejë, zyrtarja e korruptuar kalon një proces metamorfoze që bëhet i dukshëm kur shfaqet personazhi dramatik i jetës së saj, Beni, i cili do të jetë prokurori i çështjes gjyqësore që do të japë dënimin e djalit të saj.

Për fat të keq filmi nuk mbyllet në mënyrën tradicionale ku vesi dënohet dhe virtyti lartësohet pasi drejtësia vendoset më në fund. Dhe kjo është e veçanta e filmit të Budinës që edhe pasi shfaqen titrat, shikuesi vazhdon të mbetet i mbërthyer nga emocionet dhe mendimet, ngjarja vazhdon të zhvillohet edhe pasi del nga kinemaja, sepse e percepton nga një kendvështrim tjetër mënyrën si po funksionon shoqëria jonë. Por merita e padiskutueshme i përket skenaristes Doruntine Basha, një ndër talentet me të spikatura të kinematografise shqiptare,  e cila ia doli të sjellë një karakter kaq kompleks si Aida.

“Pikë uji” është një nga ata filma shqiptarë që bën përpjekjen më të arrirë për rikthimin me dinjitet të filmit shqiptar në kinema, duke qëndruar larg komercialitetit dhe ndikimit të ndonjë sipërmarrje politike apo biznesi, larg kopjimit të kinematografisë perëndimore, por me njëpërqasje origjinale të plotësuar artistikisht, për të cilën pa dyshim ka meritë i gjithë stafi.

Aktorët

Robert Budina ka mbledhur një kast të mrekullueshëm aktorësh që sjellin në jetë karaktere të ndërlikuara dhe plot emocion. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit. Adem Karaga, një aktor shqiptar shumë dimensional nga Maqedonia e Veriut, interpreton Elvisin, ndërsa Gerhard Koloneci, një aktor që ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, luan rolin e Benit.

Në film interpretojnë gjithashtu Kodjana Keco, një aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj artistik në New York, e cila ka sjellë një rol tronditës në këtë film, dhe talentet e reja natyrale si Paolo Iancu, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun, gjithashtu Henri Topi, një i ri nga Pogradeci që premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

Pas premierës më 12 shtator, filmi “Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kimenate e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Ky film pritet të jetë një sukses i rëndësishëm për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Regjizori

Robert Budina, një regjisor dhe producent i njohur, i është përkushtuar botës së filmit pas mbarimit të studimeve për regji teatri. Në karrierën e tij, ai ka shkruar dhe vënë në skenë shumë pjesë teatrale, por në kinema, ai është njohur për trajtimin e tij të veçantë psikologjik të individit shqiptar, duke eksploruar sfidat që përjeton ky individ në një realitet social-politik që është në tranzicion të vazhdueshëm. Realizimi mjeshtëror i këtyre veprave ka bërë që ato të shfaqen në festivalet më të rëndësishme të botës, si në Tallin, Varshavë, Chicago, New York, Shanghai, dhe Fajr, duke fituar çmime të rëndësishme dhe duke marrë kritika pozitive nga portale të famshme si Rotten Tomatoes dhe Indiewire.

Filmat e tij kanë mbledhur një audiencë të gjerë për kinemanë e pavarur në Shqipëri, Austri, Francë, Gjermani, Itali, dhe janë shfaqur në shumë televizione kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2014, filmi i tij “Agon” u përzgjodh si kandidatura e Shqipërisë për çmimet Oscar. Budina ishte gjithashtu autori, skenaristi dhe regjisori i serialit televiziv “Katrori i pushtetit” në vitin 2022, i cili u shfaq në televizionin kombëtar Klan dhe arriti një audiencë rekord.



Ju sugjerojmë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Para
Berisha kërkon lirinë/ GJKKO shtyn seancën për ish-kryeministrin

Sali Berisha të mërkurën në SPAK, Partia Demokratike organizohet për protestë

Viti i ri shkollor/ Veliaj: Kemi bërë revolucion në Tiranë, sot hapëm 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Veliaj: Kemi bërë revolucion në Tiranë, sot hapëm 400 institucione arsimore

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri
















TE FUNDIT

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com