Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i ri shkollor/ Veliaj: Kemi bërë revolucion në Tiranë, sot hapëm 400 institucione arsimore

2024/09/09 at 5:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Viti i ri shkollor/ Veliaj: Kemi bërë revolucion në Tiranë, sot hapëm 400 institucione arsimore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak me një falenderim për stafet e 400 institucioneve arsimore në Tiranë, të cilët mirëpritën 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar. Ai tha se Tirana ka bërë një revolucion në shkolla dhe kopshte, si në zona urbane, ashtu edhe në zona rurale.


“Kemi pasur një revolucion në Tiranë, sot kemi hapur 400 institucione arsimore, nga të cilat 187 shkolla, 87 në zona urbane dhe 100 në zona rurale. Po ashtu edhe rreth 102 kopshte dhe çerdhe dhe disa institucione që quhen qendra sociale apo qendra për persona me aftësi ndryshe. Për të gjitha këto 400 institucione, janë 400 skuadra që punojnë përtej bindjeve politike, njerëz që i kanë shërbyer qytetit gjithë jetën e tyre, kështu që u uroj shumë sukses, e sidomos atyre që filluan sot”, tha Veliaj.

Një falenderim pati dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët tha Veliaj, kanë qenë në gatishmëri që viti i ri shkollor të nisë sa më mbarë, duke u bërë urë komunikimi për zgjidhjen e çdo problematike.

“E çmoj faktin se një pjesë e madhe e anëtarëve të Këshillit Bashkiak kanë qenë sot pranë shkollave. Jeni gjithsesi një urë komunikimi pavarësisht bindjeve politike. Po jeni gjithsesi një urë komunikimi për një nevojë që mund të ketë shkolla, kopshti çerdhja, diçka e infrastrukturës. Po futemi nga stina e vapës te e shirave dhe gjithmonë mund të ketë problematika ku telefoni dhe zhdërvjelltësia e një anëtari të këshillit bashkiak, që është prezent, e bën dhe më të lehtë komunikimin tonë me këto institucione”, shtoi ai.

Një superlajm, Veliaj cilësoi vlerësimin nga Agjencia Europiane e Mjedisit, e cila e renditi Tiranën mes 10 kryeqyteteve Evropiane me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë. Kryebashkiaku tha se ky vlerësim shton motivimin për të rritur më tej gjelbërimin e Tiranës duke përmirësuar jetën e të gjithëve.

“Ndihem i vlerësuar nga nota që na dha Agjencia Europiane e Mjedisit këtë të dielë. Mund të kemi bindje të ndryshme, por pemët u bëjnë hije njësoj të gjithë. Fakti që sot jemi kryeqyteti në 10-shen e parë për mbulesën urbane me pemë, me gjelbërim dhe me hije, thjesht na shton motivimin për më shumë. Momenti më i mirë për të mbjellë pemë ishte dje, momenti i dytë më i mirë është sot dhe i treti më i mirë është nesër. Me këtë vlerësim kemi lënë pas Beogradin e Athinën”, tha ai.

Një përgjigje pati dhe për opozitën, të cilën në vend të sulmeve e ftoi që t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve.

“Është një vlerësim që na e jep BE, jo i bindjeve tona politike, kështu që në këtë sens do të doja që të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike do i lëmë qytetit dhe fëmijëve të qytetit një pajë të jashtëzakonshme për gjeneratat që do të vijnë. Ato pemë ndoshta, nuk bëjnë hije sot, por nga pak përditë mbas 9 vitesh marrim këtë vlerësim dhe diçka që mbjellim këtë vit do e marrë vlerësimin në një dekadë tjetër”, tha më tej Veliaj.



Ju sugjerojmë

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, Vangjel Tavo njihet si kryebashkiak

Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e opozitës, Vangjel Tavo njihet si kryebashkiak

Partia Socialiste prezanton platformën ‘Deputeti që Duam’, Rama: Kush ka ambicie të aplikojë!

Partia Socialiste prezanton platformën ‘Deputeti që Duam’, Rama: Kush ka ambicie të aplikojë!
















TE FUNDIT

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}