Aktualitet

Pezullimi i AstraZeneca, Sulçebe: Çështje politike, vaksinimi të vijojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 17/03/21 |
Opi Nion

Edhe pse shumë shtete ne Europë e kanë pezulluar, Shqipëria vijon vaksinimin me dozën e AstraZeneca.

Lidhur me këtë çështje ka folur imunologu Gent Sulçebe, i cili shprehet se rreziku nga AstraZeneca nuk është i madh, teksa shton se vendimi për bllokimin e saj në shtetet evropiane është politik.

 “Duhet një vazhdim normal i procesit. Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Janë regjistruar 40 incidente, në miliona evropianë. Pra tre në një milionë. Nuk ka raportime me vaksinat e tjera. Nuk janë raportuar, por kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur. Nuk përjashtohet që të jetë bërë me kast…Vendimi është marrë politik, politikanët e kanë marrë këtë lajm e të presim çfarë do thonë agjencitë.”- tha në “Abc News” Sulçebe./Opinion.al

Pas