Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

2025/06/03 at 10:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të martën se ia ka bërë të qartë Bashkimit Evropian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtit dhe [zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik] Bislimit për t’i futur këto tema”, deklaroi Petkoviq pas takimit të tij në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Sipas tij, “dihet se cilat janë temat e dialogut – çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ajo që mund të bëjmë për të arritur zgjidhje kompromisi që do të sillnin paqe dhe stabilitet në Kosovë”.

Çështjen e Preshevës e ka përmendur një ditë më parë Bislimi, pas një takimi me Sorensenin. Ai ka thënë se Kosova e konsideron proces shumë të rëndësishëm mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes ndihmave për fermerët e vegjël.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Takimi i Petkoviçit me Sorensenin u mbajt të martën në Bruksel, si pjesë e përgatitjeve për takimin trepalësh në kuadër të dialogut, që pritet, siç tha ai, të ndodhë së shpejti.

Petkoviç tha se në takimin me Sorensenin u fol edhe për mbylljen e institucioneve serbe në veri nga autoritetet e Kosovës dhe për vendimet e autoriteteve lokale në veri, që ai i cilësoi si “anti-serbe”. U diskutua edhe çështja e personave të zhdukur, për të cilën Petkoviq tha se ka pasur përparim.

Ai akuzoi institucionet e Kosovës për “terrorizim dhe përndjekje të përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë, veçanërisht të Listës Serbe”.

Sipas tij, kryetari i Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ka marrë ftesë nga Prokuroria e Kosovës për t’u paraqitur më 10 qershor, “me gjasë për protestat dhe barrikadat e vitit 2022”.

Ftesë të ngjashme, për dyshime për “ndonjë lloj terrorizmi”, ka marrë edhe zëvendëskryetari i kësaj partie, Igor Simiq. Petkoviq e përshkroi këtë si një formë presioni politik ndaj përfaqësuesve të serbëve në Kosovë. /REL

Ju sugjerojmë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

26 Shtator, 2025 3:26 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Para
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

TE FUNDIT

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
26 Shtator, 2025

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në momentin që...

Lexo më shumë

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
26 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres....

Lexo më shumë

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com