Një 66-vjeçar është mbytur në plazhin e Borshit këtë pasdite. Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila informon se sot rreth orës 17:33 shtetasi S.M. dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al