Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë rituale që shkatërrojnë sistemin imunitar

2016/10/12 at 1:22 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë rituale që shkatërrojnë sistemin imunitar

Sistemi imunitar ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm në mënyrë optimale, duke sulmuar mikrobet dhe substancat e ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të tjera. Në qoftë se mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj është i dobët, ju jeni më vulnerabël ndaj të gjitha llojeve të sëmundjeve, duke filluar nga i ftohti i zakonshëm, deri te kanceret vdekjeprurëse. Një dietë e pasur dhe ushtrime të rregullta e mbajnë sistemin imunitar në formë të mirë. Duhet të mundoheni gjithashtu të shmangni këto pesë gjëra, të cilat janë provuar se dobësojnë sistemin tuaj imunitar.


Të stresohesh në mënyrë kronike

Të ndihesh i stresuar herë pas here është normale për një qenie njerëzore. Megjithatë, lloji kronik i stresit mund të jetë i dëmshëm për sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm. Me rritjen e vazhdueshme të kortizolit, hormon i stresit, nivelet e prostangladinës ulen. Prostangladina rregullon presionin e gjakut, parandalon inflamacionin dhe suporton sistemin imunitar. Sigurohuni që të shmangni sa më shumë shkaktarët e stresit dhe të angazhoheni në aktivitete që largojnë stresin, si yoga, masazhet, dëgjimi i muzikës, pikturat dhe e qeshura.

Konsumi i shpeshtë i alkoolit

Një masë alkool në ditë për femrat dhe dy masa për meshkujt bën mirë për shëndetin e përgjithshëm, thonë ekspertët. Tejkalimi i këtyre sasive ju bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ulë aftësinë mikrobvrasëse të rruazave të bardha të gjakut, të cilat janë komponentë të rëndësishëm të imunitetit tuaj. Fillimisht, ju do të vëreni se do të përjetoni shpesh e më shpesh gjendje të ftohti dhe kollë. Nëse vazhdoni me sasitë e tepruara të alkoolit, ju do të ekspozoheni ndaj një rreziku të lartë të sëmundjeve infektive dhe kancerit.

Pamjaftueshmëria e gjumit

Ndërsa jeni në gjumë, sistemi juaj imunitar përpiqet të rigjenerojë vetveten dhe të përgatitet për një ditë plot aksion. Nëse i privoni gjumin e mjaftueshëm çdo natë vetes, mekanizmat mbrojtës me siguri do të dobësohen. Studime të shumta kanë treguar se personat që nuk flenë të paktën 7 orë gjumë, janë më të ndjeshëm ndaj prekjes nga sëmundje të ndryshme, pasi janë më të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve. Ekspertët thonë se privimi i gjumit shkakton një ulje të numrit të rruazave të bardha të gjakut, veçanërisht të qelizave T, të cilat kanë funksion mbrojtës ndaj infeksioneve.

Të jesh mbi peshë

Ngarkesa e kilogramëve ekstra në trup ju vendos në një rrezik më të lartë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, atakët, diabeti, kanceret dhe osteoartriti. Obeziteti gjithashtu dëmton sistemin imunitar. Në mënyrë që të largoni kilet e tepërta, ju duhet të përpiqeni të hani ushqime të shëndetshme dhe të ushtroheni rregullisht – dy gjëra që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Marrja e tepruar e medikamenteve

Marrja e tepruar e medikamenteve mund të krijojë akumulim toksinash dhe dobësim të sistemit imunitar. Bazuar në disa studime, personat të cilët kanë marrë rregullisht antibiotikë, përfundojnë me nivele të ulëta të citokineve – substanca që sinjalizojnë qelizat e ndryshme të sistemit imunitar për t’u vendosur në veprim. Marrja e shpeshtë e antibiotikëve mundet gjithashtu të zhvillojë baktere, të cilat janë rezistente, duke ju vendosur në një rrezik të lartë ndaj infeksioneve.

Etiketa: Alkoolgjumeimunitarpesheritualesistemi


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Para
Foto/ “Udhëtimi drejt ferrit”/ Një shikim në atë çfarë ndodh brendësi të Tokios

Foto/ “Udhëtimi drejt ferrit”/ Një shikim në atë çfarë ndodh brendësi të Tokios

PD: Policia arreston vëllanë e kryebashkiakut, deputeti e liron

PD: Policia fshehu vrasjen. Trafikun e drogës në Vlorë e drejton shefi i policisë Jaert Çela

Gjuha e trupit është e rëndësishme, ja 10 këshilla për ta përmirësuar

Gjuha e trupit është e rëndësishme, ja 10 këshilla për ta përmirësuar
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com