Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përvjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha: Shqipëria në këtë 15-vjetor vjen si një vend monist që nuk plotëson asnjë kriter 

2024/04/01 at 4:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
15-vjetori i anëtarësimit në NATO/Berisha virtualisht në aktivitet: Shqipëria nuk plotëson kriteret që të jetë anëtare e aleancës 

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e këtë e ka bërë nëpërmjet një dokumentari të shkurtër që rikujton rrugëtimin e Shqipërisë nga pranvera e vitit 1991 deri në anëtarësimin në Aleancë më 1 prill 2009. 


Berisha shprehet se anëtarësimi i vendit në NATO, është një ëndërr e bërë realitet, por shton se ky 15-vjetor e gjen Shqipërinë si një vend monist që nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore politike të një vendi anëtar. 

“Një ëndërr e bërë realitet! 

Të dashur miq, 15 vjetori i anëtarësimit në NATO është mrekullia më e madhe e lirisë në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. Më 1 prill të vitit 2009 Aleanca e Atlantikut të Veriut vendosi të pranojë Shqipërinë, ish-vendin komunist për 46 vite me propagandën më armiqësore ndaj saj, si anëtare të plotë të saj. 

Në 46 vite diktaturë të egër staliniste Shqipëria ishte jo vetëm vendi me propagandën më armiqësore, por ishte dhe vendi që zhvillonte betejat më imagjinare, më të shpeshta dhe me koston më të lartë kundër agresionit imagjinar të kësaj aleance. 

Por ky 15 vjetor koincidon me 75 vjetorin e themelimit në ëashington të Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut me 4 prill të vitit 1949, Presidenti i ShBA Truman i udhëhequr nga ideja për garantimin e një sigurie kolektive të kombeve të lira të hapsirës euroatlantike dhe frenimin e ekspansionit komunist për aleatët, por dhe për ish-armiqtë e djeshëm që kishin përqafuar rrugën e lirisë dhe shndërrimit të tyre në aleatë dhe miq. Në këtë kontekst pa dyshim që vetë themelimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut pas Luftës së Dytë botërore është mrekullia më e madhe e qytetërimit perëndimor në shekullin e 20-të. Aleanca e Atlantikut të Veriut do shndërrohej në mburojën më të fuqishme të lirisë së qytetërimit perëndimor kundër përhapjes së komunizmit dhe garantuesin kryesor të zhvillimit dhe prosperimit në paqe të vendeve të lira anëtare të saj. 

NATO do të ishte dhe njëri nga faktorët madhor të shembjes së murit të Berlinit dhe falimentimit të sistemit komunist. 

Aleanca e Atlantikut të Veriut përsëri pas rënies së perdes së hekurt do zgjidhte të bënte një mrekulli të dytë, atë të afrimit, partneritetit dhe anëtarësimit të kombeve me të cilat i kishte ndarë perdja e hekurt dhe një luftë të ftohtë e egër për 45 vite. 

Rënia e murit të Berlinit hodhi bazat e mrekullisë së dytë të NATO-s. Pas kësaj ngjarje pati debate të shumta për fatin e NATO-s, por dy shtetarë të mëdhenj të kohës me vizion të qartë, luajtën rolin më përcaktues për të ardhmen e NATO-s. Kancelari Helmut Kohl që punoi për bashkimin paqësor në liri të kombit dhe vendit të tij në një shtet të vetëm, por një Gjermani anëtare e NATO-s dhe BE dhe Presidenti i SHBA George H Bush, i cili në dallim nga udhëheqësit e tjerë të kohës e mirëpriti bashkimim e Gjermanisë si fitore të lirisë. Ky burrë i madh i kombit amerikan konsideroi një Gjermani të bashkuar anëtare të NATO-s dhe te Komunitetit Europian si një zhvillim historik për NATO-n dhe mbarë Europën. 

Në fakt Gjermania e bashkuar dhe në NATO do të hapte rrugën edhe për vendet e tjera që vinin nga ana tjetër e perdes së hekurt. 

Shqipëria në vitin 1990 ishte dominoja e fundit e sistemit komunist në të cilën ra diktatura 45 vjeçare. Por Partia Demokratike do të ishte forca e parë antikomuniste që do shpallte fill pas themelimit të saj objektivin madhor të programit të vet, anëtarësimin e Shqiperisë në NATO. Partitë opozitare në vendet tjera ish-komuniste pas rënies së Perdes së Hekurt dhe përmbysjes së diktaturave në vendet e tyre si dhe shpërbërjes së traktatit te Varshavës fillimish u shprehën për qendrime neutrale jashtë blloqeve. Kjo ndoshta ndikohej edhe nga frika e Rusisë, por edhe këto vende shpejt ndryshuan qëndrime dhe u shprehën për anëtarësimin e tyre në Aleancën e vendeve të lira. Natyrisht në atë kohë këto vende dhe aq më pak Shqiperia nuk plotësonin kushtet politike dhe ushtarake për anëtarësim, por NATO hapi dyert për bashkëpunim me këto vende. Presidenti Clinton dhe SHBA në udhëheqje të NATO-s paraqesnin platformën e partneritetit për paqe me këto vende si një proces për përgatitjen e tyre për anëtarësim. 

Përsëri Shqipëria do te ishte ndeër të parat që firmosi në vitin 1994 partneritetin për paqe dhe depozitoi kërkesën për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qeveria e koalicionit të Partisë Demokratike vendosi bashkëpunim të ngushtë ushtarak me SHBA, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Gjermania. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe bashkëpunimi me këtë Aleancë u pritën me kundershti të forta, por edhe rezoluta anti-nato në parlament nga PS, por jo nga fraksioni proatlantist i kësaj partie dhe nga populli shqiptar. 

Shqipëria ndërkohë procedoi me reforma të thella politike, ekonomike dhe në ushtri e fushën e sigurisë. Ushtria u vendos nën kontrollin civil dhe u kthye nga ushtri e popullit ushtar çka përbënte dhe platformën e militarizimit të popullit dhe shoqerisë Shqiptare në ushtri të kazermës, ushtri e kontrolluar nga civil. Pas largimit nga pushteti të Partisë Demokratike në vitin 1997 në raport me anëtarësimin e Shqiperisë në NATO pati dy zhvillimet të mëdha. I pari gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, territori i Shqipërisë u shndërrua de facto në një territor të NATO-s në mbështetje të operacioneve të saj në Kosovë. Ky moment shumë pozitiv për Shqipërinë nuk u shfrytezua nga qeveria socialste. ShBA i ofruan në vitin 2003 Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, Kartëm e Adriatik 3 dhe planin e veprimit për anëtarësim në NATO. Mirëpo qeveria socialiste në vend të reformave që kërkonte plani i veprimit, ngriti murin e lartë të korrupsionit dhe krimit dhe ndaloi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit tonë në NATO. Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet ajo përcaktoi si nje objektiv kryesor të saj anëtarësimin e Shqiperisë në NATO dhe integrimin e saj në BE. 

Suksesi i reformave të thella dhe të gjithanshme, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit, suksesi i reformave në ekonomi, ushtri dhe fushëm e sigurisë dëshmuan para aleatëve të NATO-s seriozitetin e përpjekjeve të Shqipërisë për zbatimin e Planit të veprimit. Në këtë kontekst një vlerë të pamohueshme pati dhe bashkëpunimi me opozitën, lobimi së bashku me përfaqësues pro-atlantist të saj në takime ndërkombëtare. Një rol të veçantë në këtë proces ka patur diplomacia shqiptare, parlamentare, e Ministrisë së Jashtme dhe e Ministrisë së Mbrojtjes. Por përcekues për ftesën dhe për anëtarësimin e vendit në NATO ishte mbështetje e Presidentit të SHBA George ë. Bush dhe i cili gjatë vizitës me 10 qershor 2007 do deklaronte ‘Shqiperia në NATO’. 

Me këtë rast shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata zyrtarë shqiptarë dhe të huaj në veçanti presidentit George ë. Bush që kontribuan në merkullinë e lirisë, realizimin e ëndrrës më të bukur të shqiptarëve, anëtarësimin e Shqiperisë në NATO.. 

Të dashur miq, NATO është aleanca më e fuqishme politike dhe ushtarake e kohërave. Ajo është aleanca e vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria vjen në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO si një vend monist që nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore politike të një vendi anëtar. Ajo nën sundimin e Edi Ramës është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë është vendi qe nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin e pushtetit, burgos opozitën dhe është njëri nga vendet më të korruptuara të planetit dhe qendër operacionale e organizatave të medha kriminale ndërkombëtare. Edi Rama njëlloj si Oleg Deripaska i Vladimir Putinit korrupton kryezbuluesin e vendit, udhëheqës të NATO. Të gjitha këto janë një thirrje e fuqishme për të gjithë forcat pro-atlantiste në Shqipëri të ngrihen në mos bindje civile të pandërprerë për rivendosjen e vlerave demokratike të lirisë që qëndrojnë në themelet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. 

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare! 

Zoti e bekoftë Shqipërinë! O sot o kurrë!”,-shkruan Berisha. 



Ju sugjerojmë

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën
Sport

Vozinha, ish-peshkatari i cili u bë fenomen në Botëror pas ndeshjes me Spanjën

16 Qershor, 2026 3:58 pm
Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
Bota

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

16 Qershor, 2026 3:55 pm
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Rajoni

Kurti fajëson sërish opozitën: Të heqë dorë nga sjellja refuzuese për presidentin

16 Qershor, 2026 3:32 pm
Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane
Bota

Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

16 Qershor, 2026 2:28 pm
Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Bota

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

16 Qershor, 2026 2:13 pm
Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47
Bota

Trump merr dhuratë nga kancelari gjerman, fanellë me emrin e tij dhe numrin 47

16 Qershor, 2026 2:11 pm
Para
Eklipsi i rrallë i 8 Prillit, rajoni i Niagarës shpall gjendjen e emergjencës

Eklipsi i rrallë i 8 Prillit, rajoni i Niagarës shpall gjendjen e emergjencës

The Telegraph: Pushimet më të mira bëhen në Shqipëri

The Telegraph: Pushimet më të mira bëhen në Shqipëri

Ferrari u nda në dyshë/DJ shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, po ecte me 200 km/orë kur makina u përplas dhe shpërtheu në flakë 

Ferrari u nda në dyshë/DJ shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, po ecte me 200 km/orë kur makina u përplas dhe shpërtheu në flakë 
















TE FUNDIT

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
16 Qershor, 2026

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, nën dyshimin për sulme terroriste. Sipas informacioneve të deritanishme, të arrestuarit ishin të vendosur në...

Lexo më shumë

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
16 Qershor, 2026

Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim. Dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më...

Lexo më shumë

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
16 Qershor, 2026

Autoritetet amerikane pretendojnë se kanë parandaluar një sulm të mundshëm që mund të kishte shkaktuar mijëra viktima në Shtëpinë e...

Lexo më shumë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
16 Qershor, 2026

Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka paralajmëruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}