Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peru, ish Presidenti Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

2024/10/22 at 9:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Peru, ish Presidenti Toledo dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Ish-Presidenti i Perusë Alejandro Toledo u shpall fajtor të hënën për marrje ryshfeti nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht dhe u dënua me 20 vjet e 6 muaj burg.


Vendimi shënon dënimin e parë të profilit të lartë në Peru, lidhur me operacionin e koduar “Lava Jato” (larja e makinës) që çoi në zbulimin e një skandali korrupsioni në Brazil.

Alejandro Toledo, 78 vjeç, ekonomist, që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Stanfordit, drejtoi Perunë nga viti 2001 deri në 2006.

Ai u dënua për marrjen e ryshfetit prej 35 milionë dollarësh nga kompania e njohur më parë si Odebrecht, sipas prokurorëve, në këmbim të një kontrate për ndërtimin prej saj të rrugës që tani lidh bregdetin jugor të Perusë me një zonë në Brazilin perëndimor.

Gjatë procesit gjyqësor njëvjeçar, zoti Toledo mohoi akuzat për pastrim parash dhe atë të bashkëpunimit për të kufizuar konkurencën.

Kompania Odebrecht, e njohur tani si Novonor, ishte në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine, pasi pranoi në vitin 2016 se kishte korruptuar zyrtarë në dhjetra vende për të siguruar kontratat e punëve publike.

Javën e kaluar, ish-Presidenti Toledo i kërkoi gjykatës që ta lejonte të vuante dënimin në shtëpi, ndërsa përballej me kancerin.

“Ju lutem më lejoni të shërohem ose të vdes në shtëpi”, tha ai.

Masa e dënimit u dha në një burg të vogël në Lima, ku Toledo qëndron i burgosur që nga viti i kaluar.

Ish-presidenti Pedro Castillo po mbahet në të njëjtin burg ndërsa përballet me akuzat për “rebelim” pasi u përpoq të shpërndante Kongresin në 2022.

Dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Pablo Kuczynski dhe Ollanta Humala, janë gjithashtu në hetim për çështjen “Odebrec”.

Ish-Presidenti Toledo, u arrestua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 pasi zyrtarët në Peru kërkuan ekstradimin e tij./VOA



Ju sugjerojmë

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
Kryesore

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

23 Qershor, 2026 1:25 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Politikë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë

23 Qershor, 2026 1:22 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Politikë

Protestat, Rama për Financial Times: Nuk është puna ime të provoj se nuk jam…

23 Qershor, 2026 12:47 pm
Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…

23 Qershor, 2026 12:11 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

23 Qershor, 2026 12:01 pm
Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm
Bota

Pilot amerikan rrëfen skenat tronditëse në Iran: Dronët lëviznin si një trup i vetëm

23 Qershor, 2026 11:58 am
Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA
Bota

Ngushtica e Hormuzit, “zbutet” Irani: Do vendosim linjë telefonike direkte me SHBA

23 Qershor, 2026 11:53 am
Protesta e qytetarëve, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhajn

23 Qershor, 2026 11:49 am
Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij
Bota

Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

23 Qershor, 2026 11:28 am
Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…
Kryesore

Konkursi për Kampusin e Ri Universitar në Durrës, Rama: Do t’u ofrojë studentëve…

23 Qershor, 2026 10:43 am
Para
Reagon sërish Tedi Blushi: Skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin e presidentit të PL do ndëshkohet pa mëshirë

Reagon sërish Tedi Blushi: Skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin e presidentit të PL do ndëshkohet pa mëshirë

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Elbasan/ Merrte makina me qera dhe nuk i kthente, arrestohet 26-vjeçari

Video/ Shkrumbohet banesa në Dropull

Video/ Shkrumbohet banesa në Dropull
















TE FUNDIT

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese

“F**k you”/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestën: Sharja e tij shokuese
23 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e akuzuar...

Lexo më shumë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai është fokusuar te një...

Lexo më shumë

Protestat, Rama për Financial Times: Nuk është puna ime të provoj se nuk jam…

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
23 Qershor, 2026

“Nuk jam Kumbari i Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë të dhënë për prestigjiozen ‘The Financial Times’. I pyetur...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi, lexoni…
23 Qershor, 2026

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}