Menaxhmenti në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar po punon tani nën kërcënimin e armëve, tha kompania që drejton stacionin.
Petro Kotin, kreu i gjeneratorit shtetëror të energjisë bërthamore Energoatom, tha në Telegram se forcat ruse “hynë në territorin e termocentralit bërthamor, morën kontrollin e personelit dhe menaxhimin e termocentralit bërthamor”.
“Menaxhmenti i stacionit punon nën kërcënimin e armës së pushtuesve”, tha ai.
Sipas tij gjashtë reaktorët në central kanë karburant në secilin prej tyre, ndërsa pishinat e para-reaktorëve po ruajnë karburantin e harxhuar bërthamor, nënproduktin e rrezatuar të reaktorëve.
Kotin tha se nëse objektet bërthamore goditen nga granatimet, kjo “do të çojë në katastrofë bërthamore”./Opinion.al