Bota

Ukraina nxjerr shifrat: 2 mijë të vdekur në Kharkiv, mes tyre 100 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 04/03/22 |
Opi Nion

“2 000 të vdekur, ku mes tyre janë mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra, çdo orë”.

Ky është bilanci i viktimave në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ku rusët janë duke zhvilluar luftime të ashpra për të marrë qyteti.

Këtë e deklaroi Serhiy Chernov, president i këshillit rajonal të Kharkivit, në video-lidhje me Samitin e rajoneve që po zhvillohet në Marsejë, shkruan ANSA.

“Fshati Iakevo në zonën e Kharkivit është shkatërruar, ka shumë vdekje në atë zonë. Tani për tani po organizojmë punën e qendrës së koordinimit me njësitë më të vogla. Po kujdesemi dhe për të gjithë qytetarët, u dërgojmë ilaçe dhe ushqime”,-tha Chernov./Opinion.al

Pas