Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i vitit/ Duka: Si u bëra pjesë e futbollit, stadiumi i ri…

2019/12/26 at 9:56 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i vitit/ Duka: Si u bëra pjesë e futbollit, stadiumi i ri…

Një tjetër nga personazhet e përzgjedhur si “Personazhi i vitit” nga emisioni “Opinion” është kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Ai ka treguar sesi ka nisur qasja e tij me futbollin duke patur parasysh që studimet e tij dhe më pas puna ka qenë e pritur tek bota e biznesit dhe sipërmarrjes.

“Nuk është e vërtetë që nuk kisha asnjë lidhje, në të vërtetë nuk kam patur asnjë lidhje me futbollin profesionist, apo me i ra topit. Futbolli është kaq shumë popullor në Shqipëri saqë asnjë nga ne nuk mendon se është specialist i keq, të gjithë mendojmë se jemi specialist të mirë. Nuk ka qenë në ambiciet e mia që të jem ndonjëherë në Federatën e futbollit, madje nuk e kam ditur që ekziston si institucion në atë kohë. Po gjithsesi ashtu erdhën rrethanat në atë kohë, pasi e fillon të rrëmben dhe topi më shumë se të gjitha dhe kjo lojë që është e bukur me gjithë sfidat, të mirat dhe të këqijat e vet,”-u shpreh ai.

Më pas Duka ka vijuar duke treguar më tepër rreth studimeve të tij si dhe dëshirave që ka patur përpara nisjes së tyre.

“Më kanë caktuar se çfarë të studioj, po fatmirësisht më kanë caktuar mirë. Kam studiuar për ekonomi-industri në Universitetin e Tiranës. Ajo që kisha dëshirë duke qenë pak dembel nuk ishte ekonomi, thoja histori –gjeografi se është me kollaj. U detyrova të studioja ekonomi dhe më emrëuan në Burrel kam punuar 4 vite në parkun e mallrave të Burrelit deri në vitet 90-të, pastaj u ktheva në Durrës dhe kam filluar iniciativën private,”-tha ai.

Pyetjes nëse ka arritur të fitojë shumë me biznesin e tij kreu i federatës i përgjigjet kështu: Do të them të vërtetën?

“Asnjë lekë skam, por kam prona. Kam aq lekë sa kam pas në vitin 1991 kur kam filluar, aq kam dhe sot. Asnjëherë nuk më dilnin se duheshin për të plotësuar…atëherë duheshin 20 euro, sot mbase me shifra më të mëdha, por prapë duhen, asnjëherë nuk ka tepruar asnjë lekë cash. Punoj sikur do jem i pavdekshëm.”

Lidhur me stadiumin e ri “Air Albania” dhe debatet që ka patur për ndërtimin kullës Duka ka theksuar se stadiumi i ri ndikon në cilësinë e futbollit dhe persona që vijnë për të parë ndeshje.

“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium, i cili plotëson të gjitha kushtet për të patur dhe për të organizuar ndeshje. Një stadium që besoj se ndikon jo vetëm në cilësinë e futbollit, por edhe të njerëzve që vijnë. Balanca mendoj se është pozitive është një objekt i domosdoshëm dhe shumë i mirë për Shqipërinë për futbollin. Duke qenë në pozicionin e Federatës së Futbollit për ne është më e mira e mundshme sepse plotëson të gjitha kushtet e brendshme dhe nuk është se na prish ndonjë punë kulla.”

Presidenti Duka shprehet pozitiv lidhur me objektivat e Kombëtares për të arritur edhe njëherë suksesin e vitit 2016 ka klasifikimin e Evropian:

“Kemi mundësi reale mendoj, Shqipëria ka mundësi reale. Unë mendoj se sot shqiptarët janë shumë më të zhvilluar se para 30 vitesh. Asnjë para vitesh nuk do ta mendonte që do të ishim këtu ku jemi, unë mendoj që kemi ecur shumë,”-përfundon ai./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Personazhi i vitit/ Eliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Personazhi i vitit/ Eliza Hoxha nga fotografe, arkitekte tani në politikë

Personazhi i vitit/ Voltana Ademi: Si jam futur në politikë

Personazhi i vitit/ Voltana Ademi: Si jam futur në politikë

Personazhi i vitit/Mema:Sa fonde janë mbledhur nga shqiptarët për tërmetin

Personazhi i vitit/Mema:Sa fonde janë mbledhur nga shqiptarët për tërmetin

TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com