Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i vitit/Mema:Sa fonde janë mbledhur nga shqiptarët për tërmetin

2019/12/26 at 10:14 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Personazhi i vitit/Mema:Sa fonde janë mbledhur nga shqiptarët për tërmetin

Gazetari Marin Mema është një tjetër personazh i vlerësuar si “personazhi i vitit 2019” nga emisioni “Opinion”. Fillimisht drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu u ndal tek mbledhja e fondeve që ai së bashku me “Albanian Roots” realizuan për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit.

“Ishte një reagim i natyrshëm, në fakt nuk kam qenë në Shqipëri kur ndodhi Tërmeti, po vija nga SHBA për çështje pune dhe në momentin kur kam zbritur në aeroport isha në kontakt me kreun “Albanian Roots” rrënjëve shqiptare, që është edhe miku im në të njëjtën kohë. Më erdhi një reagim njerëzor, kërkova të reagoja, kërkova po themi të ndihmoja në atë që do të vinte më pas dhe sigurisht me një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë vajzat dhe djemtë e “Albanian Roots” me qendër në New York, menjëherë vumë atë status edhe në faqen time në Facebook dhe në të tyren dhe menjëherë nisëm shumë natyrshëm mbledhjen e fondeve. Pa menduar që do të ishte ky reagim masiv i jashtëzakonshëm i shqiptarëve që në fakt treguan se mund të thyejmë barrierat e imponuara shpesh edhe nga politika. Shqiptarët arritën të tregojnë se mund të ndihmojnë më shumë se gjithçka njeri-tjetrin. Thuajse 1.6 milionë dollarë janë mbledhur  vetëm nga shqiptarët e Amerikës. Nga shqiptarët në tërësi domethënë nga shqiptarët e Amerikës, e Zvicrës, Gjermanisë, Italisë…tërësisht nga shqiptare që janë jashtë. Nga Shqipëria dhe nga Kosova nuk mundën të bëjnë donacionin e tyre përmes kësaj forme që në kishim përzgjedhur, pra është  një fond tërësisht i mbledhur nga shqiptarët e mërgatës. Ne kemi filluar procesin, jemi grupi që kemi filluar të rindërtojmë shtëpinë e parë. Unë e kam shprehur edhe në komitetin e rindërtimit, ne jemi për koordinim pasi është normale, po rjo centralizim. Nuk mund të bëjmë centralizëm të fondeve pra duam të jemi me fytyrë përballë njerëzve, me përgjegjësi përballë njerëzve që kanë besuar këto fonde tek ne.  Shtëpinë e parë e kemi filluar në zonën e Tapizës, në një familje që kishte vështirësi të madhe ekonomike, të njëjtën procedurë do të ndjekim, Jemi përpjekur me grupe vullnetarësh të identifikojmë familjet që kanë më shumë probleme me më shumë vështirësi ekonomike që janë pensioniste apo janë familje me të sëmurë dhe rast pas rasti më pas të fillojmë rindërtimin e shtëpive. Deri në centin e fundit të tregojmë që në 30 vite gjërat kanë ndryshuar dhe në raste të tilla nuk ka njerëz që flenë të varfër….do të qëndrojmë në transparencë deri në fund, do të qëndrojmë cent për cent deri në fund…do të qëndrojmë për shqiptarët e prekur nga tërmeti, ashtu siç janë dhënë me atë reagim të jashtëzakonshëm të dhënë nga mërgata. Kemi nisur shtëpinë e parë për të dhënë dhe mesazhin që është koha të lëmë fjalët, të lëmë shoë-t mediatike, të lëmë këto daljet këtu lart e poshtë dhe të ndihmojmë.  Ka firma ndërtimi që janë të gatshme të bashkëpunojnë, ne kemi venë vetëm një kusht që të gjitha ndërtimet që do të bëjmë do ti bëjmë me çmim kosto madje edhe nënkosto, mjafton të përmend shtëpinë e parë që po ndërtohet, po e ndërtojmë me jo shumë se 300 mijë lekë metri katror, pra kosto më të ulët se ajo që ka deklaruar qeveria.”

Por si lindi pasioni i Memës për gazetarinë që në ditët e sotme është profesioni i tij?

“Unë jam djalë i vetëm, nuk kam as motra as vëlla. Kam qenë djalë i vetëm dhe ime më gazetare dhe më ka marrë me vete kudo që shkonte. Ishin kohët kur gazetat shkonin në shtypshkronjë për t’u bërë faqosje dhe ato gurët e plumbit që radhiteshin…Nëse së fundmi nuk kishim lodra…viti 1981 janë ato vitet e fundit…që do të thotë lodrat e mia të para ishin gurët e plumbit, me ato kamë luajtur me merrte ime më me vete dhe në shtypshkronjë luaja me to. Më hyri plumbi në gjak, që në fakt është helm dhe mesa duket….u ndjeva pjesë e botës së gazetarisë, pavarësisht se kam filluar punë mjaft herët. Kam filluar të shkruaj për herë të parë në vitin 1997, 16 vjeç. Tek gazeta e kohës “Populli” më pas në vitin 1998 gazetar sporti tek “Sporti shqiptar” për të filluar më pas në Janar 2002 në Top Channel dhe nga ai moment nuk jam shkëputur më nga Top Channel,”-u shpreh Mema.

Sa i përket punës që i ka lënë më shumë mbresa Marin Mema veçon historinë e Gërdecit.

“Ka shumë po sigurisht ka patur raste fatkeqësisht natyrore që më kanë prekur, ashtu siç ka qenë edhe rasti i Gërdecit, ku ne jemi futur që atë natë bashkë me kolegun tim Sokol Bregu, jemi futur në pjesën e kraterit duke anashkaluar edhet ruajtjen e ushtrisë për të treguar nga afër çfarë kishte ndodhur…këtë kemi bërë gjatë gjithë natës duke kaluar në krahun e pasëm të kodrës …ka qenë një rast shumë prekës unë gjatë gjithë kohës kisha raportuar nga Spitali Ushtarak…pra ishte një situatë shumë e rëndë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka patur situata të tjera të vështira. Profesioni i gazetarit në Shqipëri ju e dini shumë mirë nuk është i lehtë….por dhe shumë i bukur,”-thekson ai./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
Aktualitet

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

24 Shtator, 2023 9:27 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

24 Shtator, 2023 8:40 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

24 Shtator, 2023 8:35 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

24 Shtator, 2023 8:30 pm
Zbulohet data e takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Aktualitet

Vuçic nuk mban asnjë përgjegjësi: Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë

24 Shtator, 2023 8:18 pm
Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre
Aktualitet

Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre

24 Shtator, 2023 7:34 pm
Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë
Aktualitet

Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë

24 Shtator, 2023 7:16 pm
Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet
Aktualitet

Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet

24 Shtator, 2023 7:03 pm
Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?
Aktualitet

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?

24 Shtator, 2023 6:10 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët

24 Shtator, 2023 5:51 pm
Para
Personazhi i vitit/Eneda Tarifa: Sa vështirë ishte të këndoja pas tërmetit

Personazhi i vitit/Eneda Tarifa: Sa vështirë ishte të këndoja pas tërmetit

Personazhi i vitit/ Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

Personazhi i vitit/ Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

Meta: Shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja…

Meta-qytetarëve: Mos prisni nga ndërkombëtarët, se nuk u bëhet vonë

TE FUNDIT

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
24 Shtator, 2023

Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin Afrim Bunjaku, i vrarë nga një sulm terrorist nga...

Lexo më shumë

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
24 Shtator, 2023

Ndërsa presidenti i Serbisë ka akuzuar kryeministrin Kurti për gjithë situatën e krijuar në veri të Kosovës, bëhet me dije...

Lexo më shumë

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

“Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve, të thoni çka të doni. Kurrë Serbia...

Lexo më shumë

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

Në daljen e tij për mediat presideni serb Aleksandër Vuciç ka deklaruar se ende nuk ka një vendim për sjelljet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com