Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Vrasja e Andrei Karlov, tregoi se rendi ekzistues është shumë pranë shembjes

2016/12/24 at 6:03 PM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Vrasja e Andrei Karlov, tregoi se rendi ekzistues është shumë pranë shembjes

Nga Reldar Dedaj

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, diplomat karriere, na tregoi se Perëndimi pa të ardhmen e vet dhe kjo është diçka e frikshme. Diplomati i një vendi të madh, kishte shkuar për të prezantuar një ekspozitë fotografike. Një impenjim i zakonshëm, në fakt, përmes asaj ekspozite, ai donte të tregonte se si turqit e shohin Rusinë. Karlov mendonte se po fliste në një vend të qetë dhe të sigurtë. Aty ishin truprojet e tij, zgjedhur me kujdes të madh, kur bëhej fjalë për njerëz të rëndësishëm. Pas shpinës së tij qëndronte një djalë i ri vetëm 22-vjeçar edhe ai ishte një truproje. I veshur me një kollare të hollë dhe kostum të zi, Altinas dukej si një model H&M.

Imazhet janë tronditëse: “Ambasadori rus po flet dhe polici 22-vjeçar e vëzhgon. Pastaj nxjerr pistoletën, qëllon në ajër dhe në fund duke thirrur; “hakmarrje për Aleppo”, qëllon dhe vret. Kjo ngjarje na tregoi se ankthi terrorist duhet të konsiderohet me patjetër shprehje e një ankthi të vjetër dhe një protest kundër këtij ankthi. Terrorizmi është psherëtima e krijesës së shtypur, zemra e një bote pa zemër, dora e një trupi pa dorë dhe shpirti i një bote pa shpirt.

Të gjithë ne duhet ta kuptojmë njëherë e përfundimisht se bashkëkohësit tanë, qoftë se jetojnë në anën tjetër të rrugës, a në fund të botës, prapë dy hapa larg i kemi; qëndrimet tona i ndjejnë në mish, e edhe ne të tyre.

Pamjet tragjike të vrasjes, të shpërndara kudo pa censurë, nuk mund të jenë diçka e veçuar nga pjesa tjetër e botës. Këtu nuk flitet për një tragjedi që i ndodhi vetëm një personi apo një shteti, por përtej kësaj, për atë se si do të jetë bota nesër.

Sigurisht, ajo do jetë krejt ndryshe nga një ditë më parë.

Dhe me të drejtë, sot ajo shihet e ndarë në qytetërime rivale, këto “qytetërime” ndeshen së pari në mendjen e të shtypurve, gra e burra.

Nuk është e rastit që atentatet më vrastare dhe më të bujshme të këtyre viteve të fundit, ata të Nju Jorkut, të Madritit, të Londrës, të Parisit, Nises dhe për të ardhur deri tek ai i dy ditëve të fundit, Berlinit, janë bërë prej të mërguarish, militanti islamik që udhëhoqi sulmin ndaj kullave binjake të World Trade Center, po mbaronte tezën e doktoraturës për urbanizëm në një universitet gjerman, ishte një prej tyre.

Mirëpo, vrasja e ambasadorit rus në Ankara ishte një gjë ndryshe. Jo pa qëllim, metafora që disa analistë dhe vëzhgues nxorrën menjëherë nga sirtarët, ishte vrasja më shumë se 100 vjet më parë e Dukës Franc Ferdinand, një vrasje e cila shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Eshtë një krahasim i sforcuar, por gjithësesi një që vë theksin mbi ndjesinë mbizotëruese sot, se rendi global ekzistues e ka kaluar kohën e vet dhe është shumë pranë shembjes.

Por ta themi troç, bota sikur ka rënë preh e plogështisë, përtacërisë, e ngadaltë dhe me shumë gjasa, vështirë të ndryshojë sjellje dhe shije.

Megjithatë, ajo nuk duhet të harrojë se beteja e madhe që lipset për të shpëtuar duhet bërë së pari atje, tek të shtypurit, atje do të fitohet ose do të humbet.

Gjithashtu, me shumë gjasa, beteja do të jetë e ashpër dhe shtetet më të fuqishme të botës s’duken fort në gjendje që mund ta fitojnë. Dje veprimet e tyre pengoheshin nga shtrëngimet ekonomike dhe nga vetë paragjykimet kulturore. Sot, ato duhet të bëjnë mirë llogaritë me një kundërshtar të rëndësishëm, me identitetet e tij të lënduara për një kohë të gjatë, të cilat tani janë bërë lënduese nga ana e tyre.

Ndoshta, dikur bota u nis të ndërtojë një ide efikase, por me siguri, sado që pak e ngadaltë makina e humanizmit diku ka ngecur.

Dhe nganjëherë është sabotuar me qëllim.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Telefoni po na ndan nga njerëzit !

Telefoni po na ndan nga njerëzit !

Detaje për ‘Eskobarin e Ballkanit’/ Si e nisi skafin me drogë nga Saranda

Detaje për ‘Eskobarin e Ballkanit’/ Si e nisi skafin me drogë nga Saranda

Nora dhe Tuna, dy kunatat që veshin të njëjtën pallto/ JA FOTOT

Nora dhe Tuna, dy kunatat që veshin të njëjtën pallto/ JA FOTOT

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com