Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Uarda budallaçka dhe krekosja e saj pas shpinës së ministrit

2017/01/15 at 6:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Uarda budallaçka dhe krekosja e saj pas shpinës së ministrit

Nga Reldar Dedaj

Dje, 731 të burgosur lanë qelinë falë amnistisë dhe mes tyre dhjetë gra që vuanin dënimin në burgun 325 në Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, preferoi të japë mesazhin e tij, pikërisht para derës së burgut, ku si sfond, kishte këto 10 vajza apo gra të liruara, për të mos harruar derën në ngjyrë jeshile të portës së madhe të murit rrethues.

Ndoshta krejt pa dashje, ashtu siç ndodh me çdo njeri kur shpëton nga ferri, ndodhi një skenë e neveritshme, të paktën kështu u komentua nga disa media. Mund të jetë pikërisht ashtu, ndoshta edhe më keq.

Historia është se Uarda Çota, 26-vjeçe, me 29 dhjetor të vitit 2014-të, aksidentoi për vdekje djalin 11-vjeçar të ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Çota me të dalë nga porta kryesore e burgut, u prit me duartrokitje dhe lule nga njerëzit e saj. Ka qenë kjo skenë dhe jo vetëm kaq, por edhe interpretimi i medias që e përshkroi si një vajzë seksi që arriti t’i shpëtojë burgut, të nxehë gjakrat e shumë njerëzve dhe disa gazetarëve të njohur në vend.

Në gjithë këtë histori të lartpërmendur, bilanci është tragjik. Mirëpo, në këtë rast, shtohet akoma edhe më tepër përmasa e tragjedisë. Shtohet për faktin se për të prodhuar show, prodhuan konflikt. Vajza e sapo liruar dukej se nuk kishte aspak shenja pendese apo vrarje ndërgjegjeje për një jetë të humbur fare të re dhe vetëm për fajin e saj. Realisht nuk është aspak ashtu. Sado budallaçkë të jetë, sado e keqe dhe sado mizore, në fund të fundit, ka marrë një jetë njerëzore të pafajshme e krejt aksidentalisht.

Mirëpo, fatkeqësisht, shoqëria jonë është e ndërtuar mbi nepsin për të zhvatur sa më shumë nga tjetri edhe pse mund t’i marrësh frymën, ta nëpërkëmbësh, ta zhvarrosësh, e pasi t’ia kesh bërë të gjithë këtë autopsi ta hedhësh në ndonjë kanal shoqëror të ujërave të zeza. E tillë ngjau skena e djeshme dhe për hir të së vërtetës, aspak ndryshe. Dhe këtu duhet të ndahemi qartazi.

Uarda është një njeri i burgosur brenda vetes. Dhe çfarë biruce! Ajo pas dy viteve izolim kërkoi të arratiset nga ky burg. Megjithatë ne duhet ta dimë, se për të marrë atë vendim, asaj do t’i duhet shumë guxim. Të gjithë ne, kujdestar të poshtër, i kapim të ikurit me kalë. Kryelartë, pa i kuptuar i mbyllim përsëri në burgun e tyre. I mbyllim ne të gjithë, pa përjashtim, me injorancën tonë prej të poshtërish. Në vend që t’u krijonim një puhizë të lehtë shprese, lirie dhe ndoshta, deri-diku, të shfaqnim shenja solidarsie me një nga pjesët më të errta të shoqërisë, më të terrorizuarat dhe ndoshta më të vetmuarat e kësaj jete njerëzore.

Ndoshta një prej zgjidhjeve që mund të na shmangë nga kjo udhëhumbje morale është ai ndërgjegjësimi që ne jemi hera-herës ata, të tjerët, dhe që ata janë hera-herës ne – me po aq të meta e kufizime, të pa durueshëm e megjithatë prapëseprapë të denjë për respekt dhe të aftë për dashuri ashtu si ne.

Mbase nuk është faji i familjarëve të saj që e duartrokitën dhe e përqafuan se mezi e prisnin jashtë. Edhe pse mund t’ia kishin kursyer atë skenë familjes së viktimës 11 vjeçar. Nuk do t’u bënte hataja. Fundja-fundit, vetë Uarda, do ketë nevojë më shumë për ata në ditët në vazhdim. Atëherë kur kamerat e televizioneve nuk janë më, kur buqetat me lule do të vyshken, e kur gjithçka bashkë me kohën të ecë, e të ecë ngadalë deri aty, ku shpirti dhe paqja me veten të mos takohen më bashkë. Shkurt. Të jesh një i vdekur që ecën, askush nuk do ta dëshironte kurrë…

Sepse shoqëria jonë është katandisur, përfundimisht, në një kanibalizëm mendor dhe skllavërues që ende se ka vendosur theksin tek individi dhe mbi të gjitha, nuk ka aspak nevojë t’a mbrojë atë.

Mirëpo, individi, me unikalitetin e tij të pazëvendësueshëm, është figura kryesore, ai që Bibla na lutet ta duam, ai që Kanti e shihte si qëllim e kurrë si mjet, liritë e patjetërsueshme të të cilit mbrohen me ligj dhe pasionet e të cilit letërsia i vendos në qendër të botës.

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
LAJMI I FUNDIT/ Tronditet Vlora, ekzekutohet me armë zjarri 32 vjeçari

LAJMI I FUNDIT/ Tronditet Vlora, ekzekutohet me armë zjarri 32 vjeçari

I dashuri turk ka një suprizë për Almeda Abazin, martesë në ditëlindjen e saj 

I dashuri turk ka një suprizë për Almeda Abazin, martesë në ditëlindjen e saj 

Foto/ Beqja nuk ka frikë nga gripi, shoping në mes të Milanos 

Foto/ Beqja nuk ka frikë nga gripi, shoping në mes të Milanos 

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com