Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Petrit Vasili: Rama po kërkon të na hapë derën e burgut

2017/01/29 at 11:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënkryetari i LSI-së, Vasili: Arrestimi i Haradinajt një veprim i gabuar në kohë të gabuar

Nga Reldar Dedaj


Të gjithë po pyesin së fundi, a ka plasur lufta brenda dy partive kryesore të koalicionit qeverisës PS-LSI? Ka zëra që thonë po.

Akti më i fundit është thirrja publike që ka bërë Petrit Vasili, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së.

Dy ditë më parë, në një mbledhje urgjente, Vasili thirri deputetë dhe kryebashkiakë të kësaj force politike me temën: Kujdes nga rreziku që kanoset nga Partia Socialiste.

Thënë ndryshe, ai ka paralajmëruar deputetë dhe kryebashkiakë të LSI-së të kenë kujdes me makinat, pasi element të Partisë Socialiste mund të fusin drogë dhe armë brenda tyre.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, tha se ky informacion ka ardhur nga agjensi të huaja, nga ku theksohet se policia mund të fusë drogë dhe armë në makinat e zyrtarëve të lartë të kësaj partie, për t’i akuzuar më pas për trafik droge apo armëmbajtje pa leje.

Thirrja që bën Petrit Vasili, do apo s’do, të sjell në mendje një kërcënim të tipit mafioz; ku njëra palë, kërkon të rrasë në burg palën tjetër.

Duket se në këtë turbullirë dhe luftë maskash, koalicioni qeverisës po humb çdo ditë e çdo stinë. Tani është hapur loja se kush t’i hapë derën burgut. Individët janë zgjuar nga gjumi dhe tanimë s’ka kurrgjë më të rrezikshme se sa dëshira e individit për të mos qenë i mashtruar.

Frika e shprehur nga LSI ka ngjall frikë edhe tek qytetarët e zakonshëm. A mund ta imagjinojë ndokush se si mund të mbrohet një qytetar nga një parti në pushtet, e cila ka batalione të fortësh dhe kriminelësh që mbajnë në duar drogë e armë kundër kujtdo që nuk i pëlqen.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta disa ditë më parë i kërkoi presidentit të republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me arsyen e moskapjes së trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili?

Duket se marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së tashmë janë thyer përfundimisht, ashtu si në përrallat me kapërcim të ylberit, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, ata s’janë më ashtu siç ishin.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka nga një studio televizive njoftoi se segmente të qeverisë janë të lidhur me krimin; se rreziku “vjen nga Partia Socialiste”.

Ndër të tjera, Koka tha se në Durrës është krijuar një bërthamë e mafies nga zyrtarët socialistë.

Mirëpo, ne ende nuk jemi të vetëdijshëm nëse ky është një kushtrim i ri, i sinqertë për një theqafje të mundshme.

Kronika shqiptare rrallëherë jep shembuj të tillë. Ka aq shumë rrëziqe të vërteta sa nuk ka ngelur më vend për ato të rremet.

 



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë për kanabisin, Peleshi: Duhej mbledhur më parë

Krisja e marrëdhënieve PS-LSI/ Peleshi i habitur nga deklaratat: Nga LSI presim…

Ristani: Ja si do të veprojë opozita, pas protestës te Liqeni

A fshihet Klement Balili në Tepelenë?

Ligji i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare

Zbardhet pasuria e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}