Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Gjuaj dy vezë dhe një salcë dhe të shpallin heroinë

2016/11/19 at 4:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Profil/ Vajza që hodhi bojë mbi kokën e ministres Nikolla, vjet ndërpreu studimet për shkak të tarifës

Nga Reldar Dedaj 


Një studente sociologjie, e quajtur Mirela Ruko nga Fieri, pjesë e Lëvizjes “Për Universitetin”, ka sulmuar pasditen e së enjtes me salcë Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një takimi me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH, që po mbahej te Piramida në Tiranë.

Ruko, 24-vjeçe, ka mbaruar vetëm tre vite shkollë (bachelor), pasi studimet pasuniversitare i ndërpreu për shkak të tarifave të larta, të vendosura nga Ministria e Arsimit, pas miratimit të Reformës në Universitet, e cila ka qenë një nga zërat më kritik të saj.

Përgjatë një interviste të dhënë kohë më parë, ajo ka treguar, se në kohën e Maturës Shtetërore, prindërit i komunikuan pamundësinë e tyre për t’a mbështetur në vazhdimin e universitetit. Ruko tha se pas atij çasti, lotët nuk pushonin nga të qarat dhe pavarësisht gjendjes në familje, ajo vendosi të nisë ëndrrën e saj të studimeve.

“Kur fitova shkollën, prindërit e mi më thanë, që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare.U kisha bërë të ditur prindërve, nëse nuk gjenin zgjidhje, unë do të largohesha nga shtëpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë”, tregon ajo.

Kjo është, pak a shumë, historia e saj në vija të trasha. Dhe pikërisht këtu, mund të vendosej pika e fundit e fjalisë së fundit e një historie, nëse nuk do kishte një detaj që na ngacmon kureshtjen.

Pasi prej kohësh, idetë e ekstremit të majtë, kanë qenë një pikë referimi e studentëve protestues sa në Perëndim aq edhe në Lindje. Në Shqipëri, idetë e ekstremit të majtë, pikësëpari u futen nga konviktet e gjimnazistëve nga shkollat, pastaj dolën në terren. Nuk është ndryshe as sot. Nëse shihet me vëmendje profili i 24-vjeçares nga Fieri, vihet re, prototipi më perfekt i një ideologjie të tillë.

E ardhur nga fshati, e varfër, me prindër me probleme shëndetësore, pa përkrahje sociale dhe që kërkon të drejtën e mohuar në kryeqytet. Ballafaqimi me ide të tilla, në dukje, do ketë qenë diçka e mrekullueshme. Ku ka më bukur se sa të zbresësh Parajsën në tokë, apo tokën t’a ngjitësh në Parajsë. Të rinj të tillë, janë të ngjashëm me ata dëshmitarët e Jehovait. Që nuk kanë asgjë dhe duan t’a ndajnë me gjithë botën. Ku në një jetë pashpresa, të margjinalizuar gjejnë shpëtim tek Feja. Ja pra, pa e kuptuar fare, miti është ndërtuar. Davidi i vogël ka mundur gjigantin Goliath. Rrëfim biblik, libri i parë i Samuelit. Një legjendë që shpesh kthehet në realitet në politikë. Studentja e varfër, pa shpresa, që përfaqëson gjithë studentët e zhgënjyer nga Reforma në Arsim, “gjunjëzon”, ministren e për rrjedhojë edhe qeverinë. Hakmarrja e të dobtit duket se ka funksionuar, të paktën kësaj radhe.

Shqipëria ka provuar diktaturën e gjatë komuniste, madje, prej dy dekadash e ca edhe ky regjim ka rënë politikisht, por komunistë ka shumë, aq më shumë ka mentalitet komunist. Por askush nuk pranon të thotë se është komunist; prandaj duket sikur këtu nuk ka më asnjë këmbë komunisti. As vetë Partia Socialiste nuk pranon se është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste. As ‘frymëzuesit’ ideologjik të vajzës nuk pranojnë se janë komunistë edhe pse sillen fillepërpe si ata.

…dhe erdhëm deri në ditën kur dhuna nuk është më tabu.

Drejtuesit e Lëvizjes “Për Universitetin”, e kanë parë veprimin e saj jo të nxitur nga pezmi i njeriut të pashpresë dhe as një çast heroizmi i një fanatikeje të përbetuar.Por shumë më tepër se kaq. Ai është sinjali i parë i mijëra shqiptarëve të lodhur nga një tallje e gjatë. Ajo përbën një simbol. Një shenje të parë kundër një kaste shurdhe dhe memece, që i ka humbur lidhjet reale me njerëzit e zakonshëm.

Pavarësisht kësaj ideje, ne duhet të ndalemi. Të marrim frymë thellë. Dhe ta vrojtojmë më me kujdes pamjen e ofruar. Ne s’duhet të mësohemi me brutalitetin, pasi askush nuk duhet të harrojë, se sa e shkurtër është rruga ndërmjet dhunës verbale me atë fizike. Bravo, vazhdoni kështu!” Dhuna është duke u bërë e pranueshme, kryesisht në media dhe brutaliteti lavdërohet. Sepse kur dhuna nuk është më tabu, ajo e rrezikon shoqërinë e lirë.



Ju sugjerojmë

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
Aktualitet

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

17 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
Para
Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

Filmat që do t’ju ndryshojnë jetën

“Si të promovojmë suksesin shqiptar në Kanada, rinia të brumoset që në universitet”

“Si të promovojmë suksesin shqiptar në Kanada, rinia të brumoset që në universitet”

Imam të vetëshpallur/ Në Shqipëri, 10 xhami janë jashtë kontrollit

Imam të vetëshpallur/ Në Shqipëri, 10 xhami janë jashtë kontrollit
















TE FUNDIT

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
17 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, ka pritur në Shqipëri Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
17 Korrik, 2025

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
17 Korrik, 2025

Dashi – Sot kërkohet të qëndrosh i qetë. Reflekto mbi të kaluarën por mos lejo të të mbërthejë emocionalisht. Fuqia...

Lexo më shumë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com