Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Benit i kanë futur shkopinj nën rrota…

2016/11/05 at 10:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Blushi: Ja pse Rama i ktheu ngjyrat e partisë nga rozë në mavi 

Nga Reldar Dedaj

Ben Blushi një ish-gazetar, shkrimtar dhe deputet socialist vendosi të prezantojë partinë e tij të re, Libra.  Sigurisht, që kësaj radhe, fjala “Libra’ ishte zgjedhur me kujdes; që të tingëllojë edhe si “libër”.  Por më shumë anonte nga liria, d.m.th, Liberty! Liberta! Libertian!, etj.

Ben Blushi nuk është një deputet dosido, mish dhe gjak, pikërisht për këtë arsye misteri i tij nuk mund të jetë vetëm i një force politike të caktuar; është shumë më tepër se kaq; te çdo njeri i përkulur, te çdo kundërshtar i qeverisë, te çdo individ që pret një të ardhme të ndritur, te çdo njeri i rastësishëm pëlcet lufta midis njeriut dhe pushtetit; e, njëherazi, zë fill dëshira për pajtim.

Shumicën e herëve, kjo betejë është e pavetëdijshme, nuk zgjat shumë; një njeri i dobët nuk ka takat t’i bëjë ballë pushetit për një kohë të gjatë; frikësohet, përkulet, madje shumë më tepër se kaq, vjen një ditë dhe beteja merr fund.

Por, te njerëzit që besojnë tek liria, d.m.th, Liberty, Liberta, Libertinas, tek njerëzit që shpirti i revoltës së të drejtit nuk është shuar, që, ditë e natë, nuk ia shqisin sytë motivit të epërm të tyre, beteja midis njeriut dhe pushtetit pëlcet e kërcet pa pikë mëshire dhe mund të zgjasë pafund.

Mirëpo, një parti “Libra” i frikëson njerëzit e lidhur pas partive. Sepse njerëzit e lidhur pas partive janë të lidhur pas një copë pune, pas një parcele me drogë, pas një tenderi, pas një biznesi… Çfarë do të gjejnë te “Libra”? Sot për sot- asgjë… Atëherë, shiko rrugën e “shkojmë në partinë tonë”.

Ka nga ata që “Libra-n” e morën për parti librash. Akoma edhe më keq. Kush do të afrohej tek librat? Askush. Ka marrë fund dëshira për dije, kultura dhe libri kanë perenduar në këtë vend. Tani ka vetëm parti halabakësh, me ata e mbush si të duash.

Nëse njeriu beson se nuk ia vlen të luftosh, nuk ia vlen të ankohesh, nuk ia vlen të dalësh në shesh e të protestosh, sepse do jesh gjithmonë i njëjtë me apo pa socialistët në pushtet, atëherë Qeveria ka triumfuar mbi çdo përpjekje. Ajo ka mundur përfundimisht revoltën dhe ambicien.

Me shumë gjasa, partia “Libra” tregoi se shoqëria jonë ka filluar të besojë se kjo gjëndje nuk ndryshon. Është dorëzuar pa kushte. Është dorëzuar me besimin tek radha, tek cikli amerikan i pushteti, në fund të dy mandateve. Dhe trashëgimi pa kushte i pushtetit është kapitullimi më i madh i njeriut. Është triumfi përfundimtar i padrejtësisë mbi drejtësinë, i forcës mbi pafuqinë, i barbarit mbi të qytetëruarin, është prishje e ciklit të gjërave se si duhet të ishin një ditë, në fund fare, është zhveshja e njeriut nga nevoja për të luftuar dhe revoltuar.

Sepse, njerëzit e mësuar nën diktaturë, nën tallje qeveritare, nën batuta rilindëse, nën përdhosje rilindëse…, të gjithë këta nuk e duan më lirinë. Sado absurde të duket në vetvete, shqiptarët po ngrejnë duart lart, dhe janë pajtuar me këtë gjendje egërsie dhe mosbesimi. Janë dorëzuar pa kushte fatit dhe të ardhmes. Është e vetmja shpresë nga kanë hedhur shikimin.

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Mbesa e Dom Dedë Malaj: Vetëm 13 vjeçe i kërkova Nexhmije Hoxhës faljen e xhaxhait, më tha që ishte armik 

Mbesa e Dom Dedë Malaj: Vetëm 13 vjeçe i kërkova Nexhmije Hoxhës faljen e xhaxhait, më tha që ishte armik 

15-vjeçari nga Shkodra, gjeniu që ka hyrë në stafin e Facebook 

15-vjeçari nga Shkodra, gjeniu që ka hyrë në stafin e Facebook 

Magazina e drogës/ Rrëfimi i punëtores: Na paguanin me 20 mijë leke dita 

Magazina e drogës/ Rrëfimi i punëtores: Na paguanin me 20 mijë leke dita 

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com