Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PERSONAZH/ Muzikanti nga Tirana që ngroh shpirtrat rrugëve të Prishtinës

2016/01/25 at 10:41 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
PERSONAZH/ Muzikanti nga Tirana që ngroh shpirtrat rrugëve të Prishtinës

Ka pothuajse një vit që kur në mëhallën time e dëgjoj një melodi kënge, dhe shpesh kur e hap dritaren më vijnë tingujt e këngës së vjetër: “moj mollëkuqe, moj belhollë.. ma bën me sy, ma bën me dorë…”. Në rrugën “28 Nëntori” të Prishtinës ka një njeri që zotëron një talent të rrallë.


Burri të cilit për hir të lirisë së tij ‘cigane’ i është imponuar sakrifica, rri aty me klarinetin e tij, mes zhurmës së makinave, ulur skajit të rrugës. Në udhëkryqin pranë godinës së Postës së madhe, skena e hapur e fukarasë klarinist, i ngjan skenës së një lypësi, një lypësi që në vend se të kërkojë lëmoshë, ia shtron këngës.

Në njërën nga këto ditë të ftohta janari, mbas një kohe dëgjimi në fshehtësi, i afrohem për bisedë, dhe me gjithë keqardhjen time, më pret ngrohtë. Duhet të jetë e rëndë i them, të kesh një publik të gjerë, por njëkohësisht të mos e kesh asnjë përpara syve. E po motër, thotë, muzika i bashkon njerëzit “edhe kur janë kaq të ndarë sa në këtë rast, e edhe kur janë vetëm kalimtarë që përshkojnë rrugën e tyre të përditshme”.

Safet Sherifi, dikur një muzikant i angazhuar, sot i bie instrumentit të klarinetës, për qejf thotë, dhe sigurisht për të mbijetuar. 53 vjeçari, i ardhur nga Tirana, person me aftësi të kufizuara fizike, ka pesë vjet që ka zgjedhur Prishtinën për vendqëndrim dhe rrugët e saj – skenën ku luan këngët e preferuara. Ai mund të jetë i pavërejtshëm për shumë nga kalimtarët, por meloditë që nxjerr fryma e tij, vështirë se mund të injorohen.

Ndonjë dorëshlirë i lë 20 cent, dikush 50, dikush mbase më shumë, dhe secili vazhdon rrugët e tij. Fukaraja me klarinet, si e quan veten, i takon komunitetit Rom, nga kjo përkatësi origjine ai pohon atë që është e njohur në traditën e komunitetit, se njeriu mund të rrojë gjithsesi, por s’mund të rrojë pa muzikë. “Jeta është luftë, e dini, unë kam qenë muzikant i madh në Tiranë, por Shqipëria është bërë një vend katastrofë, ata të mëdhenjtë mendojnë veç për vete, për popullin aspak. Vetëm muzika më mban gjallë, kështu edhe ha, edhe vazhdoj të luaj.”

Duke e parë atë njeri të performojë me aq dashuri e kupton lehtë pasionin dhe pushtetin e muzikës, të cilën instrumentisti i rrugës “28 Nëntori”, thotë se e ka në gjak e në traditën familjare, kaluar nëpër disa breza. “Pa bukë bon e pa muzikë jo”, dhe në këtë këndvështrim kjo nuk mund të jetë e gabuar, thotë Sherifi: “Nuk jemi njerëz për t’u tallur, e duam lirinë, do vij dita që të vdesim e çfarë do marrim me vete, robi do që t’i qesh zemra…”.

Në skenën e tij të improvizuar temperaturat kanë shkuar në minus, po megjithatë tingujt nuk pushojnë, mbase në shenjë kompromisi me pasionin e jetës. Safeti flet plot dhimbje për historinë e vet, për imponimin që rrugëve të luajë me instrument si një lypës i zakonshëm. “Jam njeri në radhë të parë! Nuk jam budallë!”. Njeriu me klarinet, i paaftë fizikisht, me njërën këmbë të deformuar, thotë se përtej këtij gjymtimi e rëndon fakti pse shteti i vet nuk e ka njohur si të tillë e nuk i ka ofruar ndonjë ndihmë. “Më ka shkelë makina, mbi 15 vjet po bëhen. Veç një vit më kanë mbajt si invalid, mandej ma kanë shkëputur ndihmën e invalidit, më thanë dil e puno me këtë këmbën… po si punohet kështu!”

Jeta qosheve të Prishtinës

Klarinisti fukara kujton me mall kohën kur luante në instrument si një muzikant i vlerësuar, vendet ku ka performuar, lojën e bukur të këngës, njerëzit me të cilët ka performuar dhe ahengjet e ndryshme. “Unë kam qenë muzikant i madh”. Por dashuria dhe ëndrrat për muzikën i janë thyer keq për të përfunduar mes rrugëve, nga atëherë në tash, pos mallit e bart në shpinë edhe turpin. Po megjithatë është Kosova ajo që ia ka hapur dyert, aty ku pohon se ka gjetur përkrahje të madhe: “U bënë pesë vite tashmë që në Kosovë ushqehem dhe arrij me e siguru mbijetesën, fundja, në rrugët e Prishtinës askush nuk më nget dhe askush nuk po më përzë”. Në këto pesë vjet sa çon jetë e muzikë në Kosovë, Sherifi tregon se me raste ndokush, i cili e njeh dhe do që t’i ndihmojë e thërret të luajë me instrument në ndonjë nga ahengjet për sevap, thotë. “S’jam budallë!” përsërit, “Askush nuk e do rrugën, po nuk kam tjetër mundësi.”

Qejfliu i këngës, që ditët i kalon kryesisht në “skenën” në mes të rrugës që prenë Dardaninë me Ulpianën, ndonjëherë edhe në “skenën” afër komunës së Prishtinës, apo edhe pranë konvikteve të studentëve, thotë se ka zgjedhur këto vendqëndrime për të mos u bërë i mërzitshëm karshi njerëzve. “Unë jam momental dhe kalimtarët janë momental, prandaj dal këtu nëpër cepat e rrugëve. Kam kulturën time, më vret ndërgjegja, nuk dua t’i bëhem bajat njerëzve”.

Zoti i bekoftë kosovarët!

E pyes nëse kalimatrët e nderojnë dhe e ndihmojnë, nëse u bën përshtypje apo thjesht kalojnë mospërfillës, por për kosovarët, ai ka vetëm një urim: “Zoti iu ndihmoftë krejt kosovarëve! U bënë pesë vite e Zoti i bekoftë kosovarët, gjithë këta njerëz që kanë pasur zemërgjerësinë e po më ndihmojmë të ushqehem, se jeta ime është veç me e vra jetën, asgjë s’më ka mbetë”.

Nuk është vetëm rruga dhe lufta në rrugë ajo që e ka zhgënjyer, po mbi të gjitha familja, e cila e ka braktisur vite më parë. Gruaja dhe të pesë fëmijët, thotë se i jetojnë në Francë: “Pas aksidentit gruaja nisi të më largohej pak nga pak, edhe kalamajtë i ka kthyer kundër meje. E gjithë familja më ka braktis. U bënë sa vite që po vuaj, jam njeri jetim”.

Zoti gjendet te mirësia

Safeti, një njeri që thotë se ka besim të fortë fetar mysliman, flet për myslimanët shqiptarë dhe ndihmën që ata nuk ia dhanë. Ai pohon se fetë kanë qenë shembull i diversiteteve, kësisoj nuk e kupton pse myslimanët nuk i ndihmojnë bashkëfetarët në nevojë, por përkundrazi, karshi tij mbajnë qëndrim të dyshimtë kur e shohin tek luan me instrument. “Të thuash se muzika e shkatërron shpirtin, siç apostrofojnë, është gabim i madh. Ata po e lexojnë Kuranin mbrapsht, sepse muzika e gjallëron njeriun. Unë jam fetar i madh, jam mysliman i devotshëm; feja nuk e ndalon muzikën. Kur më shohin që luaj në rrugë, asnjë nga fetarët nuk më ndihmojnë, nuk më japin asnjë cent, më shumë u japin lypësave që mbulohen sa për sy e faqe dhe dalin e shtrijnë dorën. Unë nuk po pij raki e nuk po bëj tallava, thjesht po i bie klarinetit. Jam fukara e invalid, turp që s’më ndihmojnë.”

Në raport me mirësinë në marrëdhëniet njerëzore, mirësjelljet e njerëzve dhe kujdesin, klarinetisti pohon se ndërkohë ata që më shumë e ndihmojnë janë njerëzit e thjeshtë e joparagjykues, të cilët gjithnjë janë të gatshëm t’i falin ndonjë cent: “Ata që e dëgjojnë muzikën time, ndalen e më lëshojnë diçka. Njeriu duhet të bëjë mirë për tjetrin, çdoherë.”

Njeriu me klarinetë jeton në një banesë me qira afër parkut të qytetit të Prishtinës, dhe thotë se e dëshiron vetëm një përkrahje njerëzore nga ana institucionale: “Nuk dua të dal në rrugë kështu sepse më vjen turp, dua të jetoj i qetë e të bëj muzikë, po kjo është jeta, çfarë t’i bësh. Dua që shteti im të mos mendojë veç për vete, të mendojë edhe për njerëzit në nevojë, të më japë një asistencë a një pension invalidor.” Dëshira e tij vjen si e vetmja mundësi për të jetuar jo si një “lypës me klarinetë” por si një njeri, tek rikujton “jam njeri me kulturë e me kulturë dua të vdes”.

Shfaqja e tij e bukur dhe entuziaste në rrugë jep realitetin tronditës, i cili sa e sa herë na vihet përpara syve në kalimet tona të përditshme. “Lutju Zotit të mos më shohësh më këtu në mes të rrugës”, kësisoj më përshëndet, merr klarinetën dhe ia nis sërish melodisë së këngës popullore “moj mollëkuqe, moj belhollë…”./Gezeta Jeta në Kosovë/



Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
Gjendet municion në banesë, policia arreston gruan, burri në arrati

Armë e municione në banesë, pranga babait e dy djemve

Tre kura bukurie natyrale nga orienti dhe meksikanet

Ja maska që eleminon pikat e zeza

Foto lajm/Kontesha austriake shëtit me makinë Shqipërinë e viteve ’40

Foto lajm/Kontesha austriake shëtit me makinë Shqipërinë e viteve '40

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com