Nuk kanë të mbaruar problemet në zyrat e kadastrave të Shqipërisë. Pas dorëheqjeve të drejtorëve në Vlorë dhe procedimit të drejtorit të Durrësit, policia njofton se është dhunuar një zyrtar i Kadastrës në Tropojë.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 63-vjeçarin me iniciale A.GJ banues në fshatin Llugaj.
“Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.” njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. /Opinion.al