Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

2016/07/25 at 9:30 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

Nga Blendi Fevziu –


Nuk i jepte dot shpjegim te sakte askush, por e dinin të gjithë! Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ishin miq. Ishin aq miq, sa forumet informale të Tiranës dhe grupimet politike nuk depërtonin dot deri në thelbin e saj. Nuk dinin të thoshin se ku ishin lidhur dhe çfarë i mbante bashkë. Të patjetërsuar nga vitet, të pa cënuar nga thashethemet dhe xhelozia, të padepërtueshëm nga intrigat e vogla të kryeqytetit. Nuk ishte një aleancë ideologjike. Asnjëri nga të dy nuk ka ndonjë bindje të ngulitur kaq thellë. Nuk ishte aleancë narcizistësh që të dy e kanë me pash dhe e demostrojnë çdo ditë. Vështirë që të thuash se ishte aleancë parash edhe pse ka pasur shumë komente për këtë. Ish kryetari i PS Nano dhe më pas Berisha e shpjegonin me teori frojdiste. Qëndruan bashkë për vite më rradhë, thuajse dy dekada. Por nuk janë më! Me gjasë as nuk do të pleqërojnë bashkë buzë detit në Qeparo, siç kish premtuar Rama gjatë një prej vizitave atje. Madje më kaq se kaq. Kokëdhima ka qenë aktiv ditët e fundit në raportin me Metën dhe vendimet e tij.

Duket pa sens të merresh me një miqësi të prishur sepse politika shqiptare është e mbushur plot me to, por kjo nuk është thjeshtë një miqësi. Eshtë një model se si lidhet pushteti politik me atë ekonomik dhe se si e majta ka ndërtuar strukturën e saj në pushtet.

Po cili ka qenë raporti në vite dhe ç‘ka ndodhur sot me ata? Përse është prishur Edi Rama me Koço Kokëdhimën, ose më mirë të thuash Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

Miqësia Rama – Kokëdhima nisi të bjerë në sy të publikut thuajse 18 vjet më parë. Atë vit që Rama u kthye nga Parisi në Tiranë i ftuar nga Nano për të drejtuar Ministrinë e Kulturës dhe Koço Kokëdhima u zhvendos po në Tiranë nga Fieri, ku nisi edhe publikimin e gazetës Shekulli. Shekulli u bë për 15 vjet rresht, në çdo kohë dhe çdo rrethanë, një mbështetëse e fortë e Edi Ramës në politikë, ndërkohë që Rama shihej si një lloj mentori i Kokëdhimës në bizneset e tij. Raporti i tyre ishte shumë miqësor, shumë i afërt dhe si i tillë u shigjetua jo pak si brenda PS ashtu edhe nga PD. Ky raport mbeti i pandryshuar edhe pse Rama u duk se mori jo pak kosto politike prej tij, ndërsa Kokëdhima pati edhe ai pasojat e tij në biznes. Edhe pse nuk thuhet dot se cili ka pasur më shumë përfitime nga kjo miqësi, një gjë është e qartë, raporti i tyre ishte aq i fortë, sa Kokëdhima e quante Ramën investimi i tij, ndërsa Rama Kokëdhimën një model të biznesmenit trim. Një mik i përbashkët, i konfliktuar me të dy, e shpjegonte varësinë e Ramës ndaj Kokëdhimës i një lloj trimërimi që i jepte ky i fundit dhe që Ramës i mungonte. Për shumë vite Kokëdhima shihej si një lloj eminence gri e Ramës. Deri në atë pikë, sa ai ishte negociator i rëndësishëm me Ilir Metën në 2012 – 2013 dhe po ashtu negociator me disa forca politike, përfshi aleancën Kuq e Zi. Kur mendohej se Kokëdhima do vijonte të mbetej eminencë, ai vendosi të dalë në skenë. Ose Rama, siç deklaronte vetë, e ftoi të ishte vetë protagonist. Kokëdhima u zgjodh kandidat për deputet në Vlorë dhe mori një rol lidershipi në gjithë zonën e Jugut. Duke hyrë në konflikt me jo pak vetë brenda PS. Ai vijoi të ishte një mbështetës i Ramës dhe ky i fundit e suportonte Kokëdhimën me gjithë kontestimet e brendshme në parti. Vijoi kështu deri pak javë më parë. Deri atëherë kur thashethemnaja për një prishje mes tyre mori formë në një frekuentim të përditshëm mes Metës e Kokëdhimës dhe në një platformë për të rrëzuar kreun e PS. Kokëdhima thuhet se po luan një rol intensiv në goditjen ndaj Ramës dhe për këtë ka një shkak. Si edhe në rastin e miqësisë së tyre, shkaku nuk është i thjeshtë të gjendet, por informacione ka. Sipas burimeve të opinion.al, Kokëdhima është ndjerë i braktisur në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hoqi atij mandatin e deputetit. Ai besonte se Rama mund të influenconte, së paku në njërin prej gjyqtarëve, por nuk e ka bërë. Nuk ka dashur apo nuk ka mundur kjo nuk dihet, por protagonistë të tjerë nga PS kanë influencuar në lënien e Kokëdhimës jashtë Parlamentit. Duke e menduar këtë si një lojë të Ramës për të shpëtuar prej tij, Kokëdhima është ndjerë i lënduar dhe është hedhur në sulm. Ai është sot ndër njerëzit më aktivë në sabotimin e grupit të PS dhe në dështimin e reformës në drejtësi. Një sovranist par ekselencë, personazh që beson se të huajët vetëm e dëmtojnë këtë vend, nostalgjik i modës kur të huajve ju tregohej vendi dhe mbi të gjitha i gatshëm të’i shkojë betejës deri në fund, Kokëdhima po bën gjithnjë e më tepër deputetë rreth tij. Deri tani numërohen së paku 2 të tillë. Nuk është aspak çudi që Kokëdhima të ketë ambicie edhe më të mëdha.

Nuk dihet reagimi i Ramës, edhe pse, në fillim të javës, ata janë takuar sërish bashkë. Vështirë që Rama të jetë përfshirë në lënien e Kokëdhimës jashtë parlamentit, por vetë Kokëdhima e beson këtë. Nuk është çudi që ai të ndihet jashtë listës në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë sërish bën përgjegjës Ramën. Por ndërsa Kokedhima e shpreh kudo pakënaqësinë e tij, Rama thuajse nuk flet për këtë. I vetmi gjest është pakënaqësia e shprehur ndaj LSI për raportet e saj aktuale me Kokëdhimën.

Nuk dihet se si do shkojë më tej fati i tyre, por prishja e raportit Rama – Kokëdhima është shembulli më tipik i aleancave pa bosht ideologjik dhe pa asnjë konkurencë të brendshme dhe të ndershme në parti. Eshtë shembulli tipik i një çiftëzimi që askush nuk ja gjeti dot sekretin dhe po ashtu, asnjëherë nuk do të dijë t’i japë një përgjigje të saktë se përse u prish.

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

VIDEO/Po priste një person për t’i shitur kokainë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

5 Qershor, 2025 2:34 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

I dënuar për drogë/Policia i sekuestron në Kamzë, pasurinë me vlerën 500 mijë euro

5 Qershor, 2025 2:24 pm
Para
Arsyeja pse nuk duhet të konsumosh më shumë se katër filxhanë kafe në ditë

Kafeja dëmton këtë shqisë tuaj...

Hakmarrja për vrasjen e ’98, ja si ndodhi vrasja e dyfishtë në Vlorë

Hakmarrja për vrasjen e '98, ja si ndodhi vrasja e dyfishtë në Vlorë

Bleona Qereti shokon pa make-up

Please login to join discussion















TE FUNDIT

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com