Bota

Përse qyteti Mariupol në Ukrainë është i rëndësishëm për Rusinë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 12/03/22 |
Opi Nion

Mariupoli është përballur gjatë ditëve të fundit me bombardime të rënda ruse, duke shkatërruar rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturën kryesore të qytetit. Mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse.

Mariupol ndodhet në juglindje të Ukrainës në veri të Detit Azov.

Por përse Mariupol është kaq me rëndësi për Rusinë? Nëse kjo e fundit e merr atë, krijon korridor tokësor për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Ky korridor do të linte të rrethuara ose të izoluara forcat ukrainase nga ana logjistike.

Mariupoli është gjithashtu një qytet i rëndësishëm industrial, ku prodhohet hekuri dhe çeliku.

Kryetari i Bashkisë së Mariupol thotë se mbi 1500 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus. Mariupol ka një popullsi prej 430 mijë banorë.

Pas