-Jetë dhe Stil

Përse duhet të konsumojmë vezë në mëngjes?


               Publikuar në : 13:31 - 07/05/19 |
xhu lia

Vakti më i rëndësishëm i ditës padyshim mëngjesi. Ekspertët thonë se energjia e marrë në mëngjes ndikon në të gjithë aktivitetin e ditës.

Një ndër ushqimet që mendohet se shërben për një mëngjes të mirë është padyshim veza. Disa nga benefitet kryesore të konsumimit të një veze në mëngjes janë:

Rënia në peshë

Përmes konsumimit të një kokrre veze në mëngjes bëhet e mundur që të merrni proteinat që ju duhen në mënyrë që të jeni të ngopur për një pjesë të madhe të ditës. Diçka e tillë ju ndihmon të mos hani më shumë gjatë ditës.

Përmirëson kujtesën

Në përbërje të tyre vezët kanë kolinë, lëndë e cila është mjaft e rëndësishme për të forcuar kujtesën. Konsumimi i një veze ju ndihmon shumë në këtë aspekt.

Mbron shikimim

E verdha e vezës përmban disa antioksidantë si lutein dhe zeaxantinë, të cilët shërbejnë për të mbrojtur sytë dhe që të mos dëmtohet shikimi. Për këtë arsye është mirë që veza të konsumohet në çdo moshë./Opinion.al/

Pas