Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka folur mbi tensionet ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit.
“Ata goditen Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blen, u dhunuan. Por, ata nuk e kanë target Tedi Blusin për këtë arsye, që denoncon i pari.
Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin. Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim. Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë.
Ndaj e theksoj edhe njëherë, morri që kreu atentatin dje dihet se kush është, tre porositësit nuk kemi nevojë të na ri tregoj morri, se dimë se kush janë”,-tha Meta.