Tre tifozë rusë janë dënuar me 2 vite burg nga një gjykatë franceze, për përfshirjen e tyre në përleshjet e ndodhura në Marsejë përgjatë “Euro 2016.”
Treshja është dënuar me nga 12 deri në 24 muaj burg dhe i është ndaluar hyrja në Francë për 2 vjet.
Alexey Yerunov është dënuar me 2 vite burg, Sergey Gorbachev me 18 muaj dhe Nikolay Morozov për 1 vit.
Sipas mediave, Yerunov dhe Gorbachev, janë liderët e grupit të njohur si “Unioni i Fansave Rusë”.
Gjithashtu, 20 fansa të tjerë të arrestuar janë përjashtuar nga vendi, ndërsa 20 prej tyre janë liruar nga gjykata, pa asnjë ndëshkim./Klan