Është mbyllur protesta e katërt për vrasjen e të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor nga një efektiv policie.
Protestuesit u mblodhën te Kryeministria, për të marshuar më pas drejt Drejtorisë së Policisë, ku kërkuan lirimin e të arrestuarve.
Në këtë vend nisi dhe përplasja, ku protestuesit dëmtuan sinjalistikën dhe hodhën sende të forta ndaj policisë, ndërkohë që kjo e fundit iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Gjatë protestës së sotme policia ka shoqëruar disa person, mes të cilëve ka dhe të mitur. Në protestën e sotme, policia zgjodhi që ë ndërhynte që në fillim për shpërndarjen e të rinjve.
Protesta të ngjashme ka pasur dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku të gjitha kanë pasur si kërkesë kryesore drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.
Ndërkohë, është bërë me dije se një efektiv policie ka mbetur i plagosur sot dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./ Opinion.al