Terror në Kavajë. Përplasja me armë e dy grupeve kriminele tek stacioni hekurudhor (lagjia nr 4), ka shkaktuar një viktimë si dhe disa të plagosur.
Plumbat i kanë marrë jetën një burri, rreth 50 vjeç, që nuk kishte lidhje me ngjarjen, por ndodhej rastësisht në vendin ku ndodhi përplasja.
Policia ka arrestuar dy persona, teksa njëri prej tyre dyshohet se ka qenë njëri nga autorët që ka qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë hetimet janë në vijim./ Opinion.al