Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje Kurti-Vuçiç para takimit në Bruksel

2021/06/03 at 5:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përplasje Kurti-Vuçiç para takimit në Bruksel

Albin Kurti thotë se nuk do të ketë asociacion të komunave njëetnike. Aleksandër Vuçiq, përgjigjet se nëse Kurti nuk flet për asociacionin, s’ka nevojë të vijë në Bruksel.


Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përplasi në distancë sërish Prishtinën dhe Beogradin, vetëm disa ditë para rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht takimit të parë të nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kosova dhe Serbia në vitin 2013 nënshkruan marrëveshje të parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vetëm disa orë pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me dy diplomatët perëndimorë, Mathew Palmer dhe Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë dhe se është i domosdoshëm integrimi i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik”. Sipas Kurtit, për Asociacionin ekziston edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion njëetnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, deklaroi Kurti. Sipas tij, Kushtetuesja kishte gjetur se Marrëveshja për Asociacionin nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, prandaj nuk mund të zbatohet në Kosovë.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës nxiti menjëherë reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Kurti nuk ka pse të shkojë në Bruksel, po të mos flasë për Asociacionin e komunave serbe.

“Nëse Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvëndësndihmës sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer, gjatë së enjtes takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas vizitës që kishin në Kosovë. Palmer lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe deklaroi se “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët”.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të zhvillohet nga mesi i muajit qershor nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Për këtë takim Albin Kurti, tha se “takimi në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut, por është takimi i parë që pritet me presidentin e Serbisë”.

“Pra ky është takim i parë, dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, tha Kurti.

Bashkimi Evropian: takimet si vazhdim i dialogut

Por Bashkimi Evropian takimet e ardhshme Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut i sheh si vazhdim të dialogut, e jo si ndonjë fillim të ri të tij. Kështu tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Rruga drejt BE-së për Kosovën dhe Serbinë shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky dialog ka nisur në vitin 2011 dhe vazhdon me takimin e nivelit të lartë së shpejti. Në kuadër të procesit që është në vazhdim e sipër, janë ndërruar qeveritë në të dyja anët, por përkushtimi ka mbetur. Të gjitha çështjet e diskutuara deri më tash dhe që do të diskutohen në të ardhmen në kuadër të dialogut, janë kyçe për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Sipas tij, Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët që të vazhdojnë përkushtimin për angazhim në këtë dialog dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme. E njëra nga marrëveshjet e mëparshme që kërkohet të zbatohet sidomos nga Serbia është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Analisti politik, Demush Shasha beson se ngritja e Asociacionit do të mbetet në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shasha i tha më herët DW-së, se “kjo çështje nuk do të jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do të jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.

“Konsideroj se qeveria e ardhshme duhet të shqyrtojë ngritjen e Asociacionit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në këtë drejtim, konsideroj se zgjidhja mund të gjendet në kuadër të kompetencave të Asociacionit, të cilat i ka paraparë edhe pakoja e Ahtisarit, siç janë çështjet e kulturës, artit, shkencës dhe arsimit (neni 4 i pakos së Ahtisarit), në harmoni me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

Po ashtu, duhet shqyrtuar materializimi i bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe me shtetin dhe institucionet e Serbisë, nën koordinimin e Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal (neni 10 i Pakos së Ahtisarit). Pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe dakordimi i transparencës së financimit të shtetit serb të komunave serbe në Kosovë (neni 11 i pakos së Ahtisarit). Prandaj, në kuadër të kompetencave të këtilla nuk shoh asnjë brengë në ngritje e Asociacionit”, thotë Demush Shasha.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është paraparë me marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë, ku shumica e popullsisë është seerbe, në Mitrovicën e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./ DW



Ju sugjerojmë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Para
E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, plagoset 17-vjeçari

SHBA synon vaksinimin e 70 për qind të të rriturve deri në korrik

SHBA synon vaksinimin e 70 për qind të të rriturve deri në korrik

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

Koronavirusi/ Asnjë viktimë në Shqipëri, regjistrohen 9 raste të reja
















TE FUNDIT

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve...

Lexo më shumë

Horoskopi, 24 tetor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
24 Tetor, 2025

DASHI Po përjetoni një periudhë diskutimi konstruktiv për marrëdhënie afatgjata: çështje latente që janë lënë të pazgjidhura për shumë kohë...

Lexo më shumë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com